Friday, March 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeKulturëOlsa Poshka një nga 121 zonjat të suksesshme në jetën profesionale! (FOTO)

Olsa Poshka një nga 121 zonjat të suksesshme në jetën profesionale! (FOTO)

Ditën e djeshme, Albanian Exellence nën kujdesin e veçant të Presidenti të Shqipërisë z.Ilir Meta, u mbajt në Pallatin Presidencial të Shqipërisë në Tiranë, ceremonia e eventit “121 jetë të sukseshme, në 121 foto”, të prezantuara në formën e ekspozitës në Pallatin Presidencial të Shqipërisë,shkruan Struga Ekspres.

Ky event tashmë anual kishte për synim të shpallte 121 personalitetet më të sukseshme shqiptare të vitit në mbarë botën.
Regjisorja Olsa Poshka ishte një nga të përzgjedhurat e kësaj ceremonie, duke u veçuar për punën e saj televizive në Shqipëri dhe më pas sëbashku me regjisorin Xhelo Poshka, për drejtimin e teatrit Poshka në Strugë.
Çifti regjisorial Olsa&Xhelo Poshka e çuan Strugën në këtë event me përmasa të mëdha mbarëkombëtare, duke e prezantuar si rezidencë kulturoro-turistike.

121 fotografitë e prezantuara në formën e ekspozitës kishin premierën në Presidencën e Shqipërisë për të vazhduar më pas në të gjithë botën në formën e një ekspozite lëvizëse.
Presidentja e Albanian Exellence,znjsh.Flora Nikolla, njoftoi në fjalimin e saj se së shpejti do të hapet dhe muzeu i parë i femrës në Shqipëri, për të evidentuar sa më qartë dhe artistikisht jetën e femrës shqiptare e cila ka shumë për të rrëfyer.

Në fjalën e rastit Presidenti Ilir Meta falenderoi pjesëmarrësit duke nënvizuar rolin e tyre në shoqërinë ku jetojmë.
Te pranishmit uruan regjisorët Olsa dhe Xhelo Poshka për arritjet e tyre duke potencuar veçanërisht punën e këtyre dy regjisorëve për të drejtuar sytë nga Struga, të cilën po e përfaqësojnë si një pasaportë arti e turizmi.

(Struga Ekspres)

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments