Friday, April 19, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniOhri braktiset me te madhe nga te rinjte

Ohri braktiset me te madhe nga te rinjte

Qytetarët shprehen të shqetësuar nga zbrazja e qytetit, sidomos gjatë dimrit, ndërkohë që dhe vera duket gjithnjë e më shumë e braktisur. Sipas shifrave nga Enti Shtetëror për Statistikë, nga 1000 deri në 1200 njerëz e kanë lënë qytetit vit pas viti. Po ashtu, nëpër qendrat për gjuhë të huaja, rritet numri i qytetarëve që marrin orë mësimi për gjuhën gjermane.

“Tani ka filluar që shumë objekte banesore, shtëpi të tëra të zbrazen nëpër qytet. Si biznesmen, jam i shqetësuar sepse edhe po të kërkojmë tani kuadro të reja, Ohri nuk ka. Nuk e shoh Ohrin me perspektivë të mirë nëse nuk miratojmë ligje konkrete dhe kushte që të krijojmë kuadro këtu, dhe t’i kemi në dispozicion të kompanive”, tha Pavel Poposki, biznesmen nga Ohri.

Edhe nëpër Çarshi ka filluar mbyllja e dyqaneve. Pronarët thonë se nuk kanë qarkullim dhe fitime, për shkak të rënies së fuqisë blerëse të qytetarëve. Edhe qytetarët ndjehen të shqetësuar, pasi papunësia në këtë qytet arrin deri në 40 %.

“Në Maqedonia ka shpërngulje. Të rinjtë dalin për të punuar, këtu nuk ka punë. Për ta është më interesante jashtë, gjinden dhe i shfrytëzojnë vizat për 3 muaj”.

“Po dëgjoj se shpërngulen dhe kjo nuk është diçka e mirë. Si do të jetë më tutje, do të shohim. Më herët përveç turizmit edhe industria ishte e fuqishme. Të gjithë ishin të punësuar dhe Ohri ishte mes tre më të mirëve në Maqedoni, në fushën e industrisë. Tani është dobët, për fat të keq kemi ardhur deri në këtë situatë. Ndoshta 1% e popullit jeton, por për tjerët është vështirë”, thonë qytetarët.

 

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments