Friday, March 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeSliderNxitini fëmijët të mësojnë, jo të rrinë gjithë ditën me celular në...

Nxitini fëmijët të mësojnë, jo të rrinë gjithë ditën me celular në duar

Dikur një mësues më tha: “Brezat sa do të vijnë dhe më shumë do të përkeqësohen”. Sot e vërtetoj plotësisht këtë gjë. Nuk e them këtë vetëm për ato pak raste zhgënjyese që mund të kem parë apo dëgjuar, por për shkak se e shoh përditë realitetin. Dua t’ju përmend vetëm një gjë që më ndodhi disa ditë më parë. Isha duke biseduar pak kohë me fëmijët e lagjes dhe po i provokoja nga pak se sa dinin në lëndë të ndryshme. Arrita në përfundimin se dy prej tyre, edhe pse në klasë të tetë, nuk dinin as alfabetin dhe as tabelën e shumëzimit. Ndërkohë, në duar kishin nga një celular të mirë.

Kjo është tabloja e adoleshentëve të sotëm. Ndërkohë që dikur diskutohej se cili mësonte më tepër dhe nxënësit kishin vullnet për të dalë në tabelën e nderit, sot fëmijët kanë dëshirë vetëm të bindin prindin për t’u blerë smartfonët më të fundit. Kjo nuk është normale.

Unë shoh prindër që nuk dinë të kryejnë siç duhet rolin e prindit. Prind nuk të bën fakti që lind një fëmijë, por mënyra se si e rrit atë. Kufizoji gjërat e fëmijës tënd. Një nga mënyrat më të mira për të nxjerrë në dritë fëmijë të edukuar dhe të kulturuar, është t’i mësosh ata me disa kufizime. Mos u blini gjëra të reja, nëse nuk i meritojnë. Mos ia lini celularët në duar gjithë kohës, por kontrollojani kohën e qëndrimit në internet. Mos u jepni mjaftueshëm lekë në shkollë, nëse nuk ju bëjnë krenarë me rezultatet e tyre.

Një herë më rastisi të diskutoj me një nënë që i ka krijuar çdo kusht djalit të vetë, ndërkohë që ai as që mëson fare. Asnjëherë nuk e ka bërë krenare atë me diçka dhe teksa e pyeta, nëse ai i meritonte lekët që ajo i jepte përditë, apo makinën që i kishte blerë, ajo ma ktheu “Kur kam, pse mos t’ia plotësoj kushtet tim biri?”. Që nga ajo kohë, unë nuk fola më dhe nuk preferoj të flas për gjëra të tilla. Di të them vetëm se, pavarësisht se mund të kesh shumë, prapë duhet të mendosh pak edhe për shoqërinë e së ardhmes. Nëse ne sot rrisim fëmijë të llastuar, apo fëmijë që kërkojnë luks, pa dhënë diçka prej vetes, çdo gjë është e kotë. Ata fëmijë do të rriten kështu, duke parazituar, me idenë se prindërit do u krijojnë gjithçka dhe kjo është një humbje për shoqërinë në tërësi.

Nxitini fëmijët tuaj të studiojnë, të dalin mirë dhe vërini kushte që vetëm nëse marrin nota maksimale deri në fund të vitit, do t’u blini gjërat që ata kërkojnë. Detyrojini ata t’ju bëjnë krenarë dhe ndihmojini të dalin mirë me mësime. Çdo gjë vjen në kohën e duhur. Nëse celulari apo tableti nuk blihen sot, do të blihen një ditë tjetër, ama një provim i dështuar nuk përsëritet më. Jeta nuk është një lojë Nintendo, ndaj, prindër, nxitini fëmijët të mësojnë. Aromën e librave dhe shijen e dijes nuk mund ta zëvendësojë kurrë teknologjia…

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments