Friday, April 19, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeShëndetësiNuk thonë kot mos hani shpejtë, kur të mësoni këto dëme nuk...

Nuk thonë kot mos hani shpejtë, kur të mësoni këto dëme nuk do e bëni më

Është i njohur fakti se konsumi me shpejtësi i ushqimit sjell një sërë pasojash të dëmshme në organizëm. Ngrënia me shpejtësi, shoqërohet me shtim peshe, tension të lartë dhe rreziqe të tjera për zemrën, kolesterol dhe trigliceride të larta në gjak.

Është kjo ajo që thuhet në një studim të Takayuki Yamaji i universitetit japonez të Hiroshima, i cili u prezantua këtë të hënë nga Scientific Sessions 2017 i Heart Association në California, SHBA.

Në studim u përfshinë 642 burra dhe 441 gra me moshë mesatare 51 vjeç, që të gjithë të shëndetshëm në nisje të studimit.

Studiuesit i ndanë në tre grupe në varësi të shpejtësisë së konsumit, grupi që hante ngadalë, ai që hante në mënyrë normale dhe grupi që e përpinte ushqimin me shpejtësi.

Pas mbajtjes nën vëzhgim për pesë vite, rezultoi se ata që e hanin më shpejtë ushqimin ishin më të shëndoshë, kishin barkë më të madh dhe nivel të lartë sheqeri në gjak, tension të lartë, obezitet dhe rrezik më të madh për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës. /a.y/noa.al

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments