Wednesday, April 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeKulturë"Nuk ke vdek por je i gjallë" (kushtuar Naser Hanit nga Veleshta,...

“Nuk ke vdek por je i gjallë” (kushtuar Naser Hanit nga Veleshta, veprimtarit të çështjes kombëtare)

Nuk ke vdek por je i gjallë
(Kushtuar veprimtarit të çështjes kombëtare, Naser Hani)

Qani, ore shokë qani
Zi për të të mos mbani
Me lotë gëzimi ta qani
Zemër trimin Naser Hani…

Qani ore, me lotë oqeani
Pranë flamurit trimin ta mbani
Se kur vdisnim turrej vigani
Për ne qante ai bir strugani…

Për ne mbajti burg e pranga
Për ne vuajti për ne u dergj
Për ne, o popull ballëlart e krenar
Vigjilenti i kohës i pari flamurtar…

Kur mbi strugë vërshonte tufani
Me gjyq e pa ligj dënonte sllavjani
Mbani njëri tjetrin, o shokë mbani
Me zë thoshte,trimi Naser Hani…

Se për kombin gjakun derdhi
As armiku i egër nuk e trembi
Tek pragu i shtëpisë ra dëshmor
Mbrojti nderin si burrë arbëror…

T`i këndoni, e në këngë të tregoni
Prapa shpine e vrau sllavo-maqedoni
Por ti s´vdiqe, or trim, or kapedan
I gjallë mbetesh kur bie për vatan…

Shkruar nga Ibrahim Abedini
2018/05/31

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments