Friday, March 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniNjoftim i rëndësishëm për personat që banojnë në vise të larta malore...

Njoftim i rëndësishëm për personat që banojnë në vise të larta malore në kushte dimërore

Rekomandime nga Drejtoria për Mbrojte dhe Shpëtim te qytetareve të cilët banojnë në vise të larta malore në kushte dimërore

1. Të sigurohen me kohë sasi të mjaftueshme ushqimi dhe barna për nevoja personale.
2. Të sigurohen me kohë sasi të mjaftueshme ushqimi dhe barna për kafshët shtëpiake.
3. Të sigurohet lidhje telefonike – mundësisht celular.
4. Tu vihet re çative – në rast rreshje dëbore të pastrohen me kohë.
5. Në raste askidenti ose fatkeqësie të lajmërohen menjëherë.
6. Rregullisht të pastrohen oborret dhe të komunikohet me zonat e banuara.
7. Të mos largohen nga vendbanimet duke vozitur automjete, traktor apo mjete tjera transporti në qoftë se nuk është e domosdoshme.

Rekomandime për të gjithë qytetarët që planifikojnë të shkojnë në mal

Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim për shkak të ndryshimit të motit, ndryshueshmërisë së temperaturave, paraqitjes së mjegullës dhe ngjajshëm, i porosit të gjithë qytetarët e Republikës të Maqedonisë:
1. Të ndjekin vazhdimisht ndryshimet e temperaturave para se të nisen drejt qendrave turistike apo ndonjë destinacioni tjetër.
2. Të mos nisen në rrugë me automjet të pa qëndrueshëm dhe pa paisje adekuate dimërore.
3. Automjeti me të cili do të udhëtohet të ketë mjaftueshëm karburant për të arritur deri në destinacionin e dëshiruar edhe në rast trafiku.
4. Të kenë rezerva të mjaftueshme ushqimi, uji, barnash dhe rrobash.
5. Ti kenë celularët e karikuar dhe të jenë në komunikim të vazhdueshëm me të afërmit e tyre.
6. Njerëzit që do të vizitojnë qëndrat për skijim ti përdorin stazat për skijim dhe në qoftë se do të largohen nga të njëjtat së pari ti lajmërojnë ekipet e shpëtimit .
7. Alpinistët dhe qyterarët e tjerë të cilët duan të ngjiten në mal në kushte dimërore, ti informojnë paraprakisht shërbimet policore si dhe shërbimet e shpëtimit për drejtimin e tyre te lëvizjes dhe kohën e kthimit.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments