Friday, March 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiNjoftim i rëndësishëm nga komuna e Strugës

Njoftim i rëndësishëm nga komuna e Strugës

Njoftim

Komuna e Strugës, në bashkëpunim me MPB Strugë, me qëllim përmirësimin e kushteve për qëndrim të turistëve dhe vizitorëve gjatë sezonit vijues veror turistik 2019, nga dita e sotshme dhe në muajt në vijim, me aktivitet të përbashkët midis inspektorit të autorizuar të turizmit të komunës dhe përfaqësuesit të MPB-së në Strugë, do të kryejnë kontroll të rregullt te subjektet juridike dhe fizike që japin shërbime për akomodim të mysafirëve në territorin e Komunës së Strugës.

Qëndrim i përbashkët i institucioneve tona është fakti se siguria e turistëve, vizitorëve dhe mysafirëve nga vendi dhe nga jashtë, të cilët qëndrojnë dhe e vizitojnë Strugën është prioriteti më i madh.

Kjo për arsye se Struga patjetër duhet të jetë destinacion atraktiv turistik, ku turistëve do tju jepet ndjenja e sigurisë, e cila nënkupton qëndrim të këndshëm dhe është faktor për tërheqje edhe më të madhe të turistëve ekzistuesë dhe potencialë.

Njëkohësisht, apelojmë deri te të gjithë personat fizikë që kanë tendencë për të dhënë dhe ata që japin shërbime për akomodim të turistëve, të drejtohen deri te Njësia e turizmit në Komunën e Strugës, për informacione më të detajuara.

Zyra për marrëdhënie me publikun,
Komuna e Strugës

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments