Thursday, April 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiNjë vit më parë, Struga humbi Mehmet Latifin, gazetarin e madh shqiptar...

Një vit më parë, Struga humbi Mehmet Latifin, gazetarin e madh shqiptar (FOTO)

Sot bëhet një vit pa veprimtarin dhe gazetarin e mirënjohur Mehmet Latifi i cili ndërroi jetë në Strugë, më 4 prill 2018, transmeton Struga Ekspres!

Ai ishte një nga penat e shquara të gazetarisë. Ai deri në momentet e fundit të ushtrimit të profesionit në agjencinë e lajmeve INA, nuk u ndal duke qenë një reporter, analist dhe publicist i dalluar

Latifi ishte i njohur për mikpritjen e tij që ua bënte ekipeve gazetareske të gjitha mediumeve shqiptare dhe ndërkombëtare që vizitonin Strugën. Angazhimi i tij për afirmimin e këtij qyteti shqiptar në Maqedoni ishte i përditshëm.

Krahas kësaj, Latifi ishte një nga lidhje më të forta dhe më direkte të arbëreshëve të Zarës me trungun shqiptar. Ai vazhdimisht ka shkruar për komunitetin arbëresh në Zarë të Kroacisë, kurse ishte edhe mik i afërt me albanologun e njohur Aleksandar Stipçeviq.

Mehmet Latifi ka lindur në Preshevë në vitin 1949, kurse tërë karrierën e tij gazetareske e ngriti dhe e kaloi në Strugë. Vdekja e tij paraqet humbje të madhe për gazetarinë shqiptare në Maqedoni.


Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments