Tuesday, April 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniNjë porosi e fuqishme për Zoran Zaevin dhe ata që e rrethojnë!

Një porosi e fuqishme për Zoran Zaevin dhe ata që e rrethojnë!

Edhe fushata për referendumin për emrin ka nisur mbrapshtë në dukje një lojë manipulative ku pjesëtarët e bashkësisë etnike shqiptare apo në Kushtetutë të njohur si mbi 20% llogariten vetëm si numra, “turmë” apo kusuritje.
Shqiptari si qytetar hallexhi, as që e di se çka është Marrëveshja për emrin.

Ate nuk e gjen askund në gjuhën shqipe. Hyn në faqen e Qeverisë së Maqedonisë si http://vlada.mk/node/14958?ln=mk, marrëveshjen nuk e gjen dot në shqip, vetëm maqedonisht e anglisht.

A thua vallë si po kalkulojnë të marrin votat në referendum?!

Kryeministri Zoran Zaev po mendon se i shkon kungulli mbi ujë me shqiptarët!

Jo ore zotrote, nuk je në Strumicë dhe mos të shesin dushk për gogla disa shqiptarë që po të gënjejnë rreth teje. Shumë prej tyre s’kanë fytyrë me dal në mahallën e tyre se kanë gënjy për kanalizimin, nënshtetësinë, ujin e deri në rrogën prej 500 euro.

Shqiptarët në 2016 ju votuan juve për të dënu pushtetin e Nikolla Gruevskit dhe ja treguan vendin, sepse kjo ishte mënyra e vetme për të shembur atë të keqe.

Andaj , fushata për referendumin jo me truqe dhe standarde të dyfishta, herë patriotizëm e herë qytetari, në drekë shtet etnik maqedonas e në darkë shtet multietnik për të gjithë qytetarët.

Ky standard politik është idiotizëm dhe përbuzje me vendime klandestine në stilin “e bëjmë heshturazi ose pastaj më vonë se mos na hidhërohen tanët” ose arsyetimet se shkilen ligjet dhe Kushtetuta. Me këtë arsyetim funksionari i LSDM në Gazetën Zyrtare nuk po e nënshkruan vendimin për hyrjen në fuqi të Ligjit për gjuhën shqipe.

Dalja në referendum është e drejtë e secilit, andaj çdokush di të vlerësojë se a do të dal ose jo më 30 shtator. Por është e drejtë e secilit për të shprehur mendimin personal.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments