Thursday, March 28, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniFshehja e simptomave dhe deklarimi i kontakteve të rrejshme paraqet vepër penale...

Fshehja e simptomave dhe deklarimi i kontakteve të rrejshme paraqet vepër penale e cila ndëshkohet me gjoba të larta ose burg

Një numër i madh i qytetarëve të prekur me Kovid-19 fshehin simptomat. Përveç kësaj nuk tregojnë as kontaktet gjatë anketës epidemiologjie. Ministria e Punëve të Brendshme ka hasur edhe në numra të rrejshëm kontakti tek personat në izolim. E gjithë kjo sipas ministrit të Brendshëm, Naqe Çulev po vështirëson punën e organeve për të lokalizuar vatrat e virusit.

“Një pjesë e qytetarëve mohojnë të japin të dhëna të sakta apo edhe të marrin pjesë në anketa epidemiologjike. Këto janë të dhëna të nevojshme të cilat duhet jepen. Inspektorati dhe policët madje hasin edhe në pengesa gjatë kontrolleve të personave në izolim. Kemi raste kur kanë dhënë numra të rrejshëm për kontakt- deklaroi Naqe Çulev, Ministër i Brendshëm.

Çulev thotë se dekretet me forcën e ligjit që ndëshkojnë personat që japin anketë të rrejshme epidemiologjike duhet të sillet në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë.

“Derisa shkohet me dekret të ri duhet të sillet bashkërisht me Ministrinë e Shëndetësisë dhe MPB-në, ashtu siç u soll dekreti për mbajtjen e maskave. Ne bashkërisht me inspektoratet këto masa i zbatojmë në terren. Pra nëse duam të bëjmë gjoba kundërvajtëse për personat që nuk tregojnë simptoma se japin të dhëna të rrejshme, duhet të bashkëpunojmë me Shëndetësinë- pohoi Naqe Çulev, Ministër i Brendshëm.

Fshehja e simptomave dhe deklarimi i kontakteve të rrejshme paraqet vepër penale e cila ndëshkohet me gjoba të larta ose burg.

Adrian Kerimi

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments