Thursday, April 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniNga 1 dhjetori rriten pagat për policët

Nga 1 dhjetori rriten pagat për policët

Nga 1 dhjetori i këtij viti do të ketë rritje të pagave për policët që punojnë drejtëpërdrejtë me qytetarët. Këtë e paralajmëroi sot Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, i cili nënvizoi se prioritet për të, Kryeministrin dhe Ministrin e Financave mbetet sigurimi i mjeteve për rritjen e pagave për të gjithë policët nga viti 2019.

Oliver Spasovski, Ministër i Punëve të Brendshme

“Dua të theksoj se që nga 1 dhjetori 2018, së bashku me sindikatin e policisë së Maqedonisë që punojmë së bashku, jemi marrë vesh dhe do ta implementojmë rritjen e rrogës së policëve gjegjësisht të pikëve të policëve, të cilat pika nuk janë rritur që nga viti 1992 deri më tani. Ky ishte prioriteti ynë kulmor, të fillojmë me ata që punojnë drejtëpërdrejtë me qytetarët, ata që punojnë në rrugë, ata që kujdesen çdo ditë për sigurinë tonë. Ndërsa nga viti 2019, së bashku me kryeministrin dhe ministrin e financave të sigurojmë mjete për rritjen e pagave të të gjithë policëve.”

Këto paralajmërime u bënë gjatë promovimit të uniformave të reja, të përbëra nga kapela, këmisha, bluza dhe rrypa, të cilat u shpëndanë sot për një mijë e dyqind policët e rinj të cilët u pranuan nga konkursi i fundit.

Oliver Spasovski, Ministër i Punëve të Brendshme

“Policinë e Maqedonisë e gjetëm me një situatë shumë të keqe me borxhe të mëdha financiare, pa asnjëfar pajisje dhe duhet shumë kohë që këto punë të vendosen në vendin e vërtetë, të kemi sistem të mirë që do të funksionojë, dhe në këtë pjesë, pres që në vitin që vjen do të punojmë maksimalisht në përmirësimin e kushteve.”

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, gjatë promovimit të uniformave të reja tha se pret që së shpejti të arrijë edhe pjesa tjetër e uniformave për të gjithë përbërjen e policisë. Ai shtoi më tej se aktivitetet e tyre vazhdojnë dhe se vijon blerja e çizmeve dhe rekonstruimi i shumë stacioneve policore.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments