Thursday, March 28, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiNesër do të vendoset për vetë-izolimin e disa fshatrave të Strugës

Nesër do të vendoset për vetë-izolimin e disa fshatrave të Strugës

Në disa fshatra të Strugës prej nesër do të formohen shtabe lokale të krizës, pas rritjes drastike të rasteve pozitive me korona virus. Nga 24 rastet e vërtetuara deri më tani, pjesa më e madhe janë nga Llabunishta. Vetëm dje kishte nëntë raste të reja. Sot është shënuar një rast i ri nga Llabunishta i cili ka ndërruar jetë ndërsa në mesin e të infektuarve është edhe një mjek amë. Nga komuna e Strugës për Alsat thonë se janë duke e analizuar situatën dhe nuk e përjashtojnë mundësinë të kërkojnë nga Qeveria masa të vetizolimit për Llabunishtën dhe vendbanime të tjera.

Nesër në Strugë do të udhëtojë një epidemiolog nga Instituti i shëndetit publik të Shkupit dhe sipas udhëzimeve të tij, do të vërtetohet nëse ka nevojë të miratohet masa e izolimit. Problem shtesë është se Llabunishta me rreth 11 mijë banorë, është vendbanim i mbipopulluar. Shumë nga banorët kanë edhe lidhje të afërta familjare, kështu që kompetentët thonë se duhet pasur kujdes. Kryetari i Shtabit të krizës në Llabunishtë, Mirsad Memishoski për Alsat tha se e përshëndesin çdo ide që është në drejtim të menaxhimit të epidemisë dhe bashkë me organet përgjegjëse, këto ditë do të vendoset për vendimin më të duhur.

Duhet të vijnë ekspertë dhe të propozojnë masa konkrete. Me siguri ato i kanë parametrat e tyre. Më pas ne do të prononcohemi për këtë. Masat respektohen, njerëzit janë të disiplinuar dhe që vetizolohen. Fatkeqësisht kemi raste pozitive. Presim të vijnë epidemiologët dhe ta japin mendimin e tyre – u shpreh Mirsad Memisoski, kryetar i Shtabit të Krizave në Llabunishtë.

Në spitalin e Strugës ka dy dhoma për izolimin e repartin e brendshëm, për raste që do të ishin pozitive me Covid 19. Drejtori Muhamed Asani thotë se disa pacientë që ishin shtrirë në repartin e brendshëm, pasi që kanë rezultuar pozitiv, menjëherë janë dërguar në klinikën e infektive në Shkup.

Në Strugë mostra u merren të gjitha grave që janë në javën e tridhjetë e pestë të shtatzënisë e që vijnë nga zonat ku tashmë janë regjistruar raste me Covid 19. Drejtori Asani thotë se bëhet fjalë për rreth 40 paciente. Deri më tani janë kryer gjashtë analiza dhe asnjë nuk ka qenë pozitive. Kjo është në mënyrë që spitali të ketë pasqyrë të qartë të gjendjes së tyre para lindjes. Për më tepër janë bërë edhe sondazhe epidemiologjike të të gjithë stafit mjekësor të repartit të rëntgenit, ambulancës ditore dhe repartit të brendshme por janë negative. Nga Qendra për Shëndet Publik në Ohër thonë se për çdo ditë merren mostra për Covid 19 edhe nga Ohri edhe nga Struga.

Miki Trajkovski

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments