Friday, March 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniNënkryetari i Lëvizjes Besa: Do të kontribojm që referendumi të jetë i...

Nënkryetari i Lëvizjes Besa: Do të kontribojm që referendumi të jetë i suksesshëm

Nënkryetari i Lëvizjes Besa Abdush Demiri, në një prononcim për gazetën KOHA në lidhje me referendumin, u shpreh se Lëvizja Besa është e gatshme të jep kontributin e saj maksimal që ky referendum të rezultoj i suksesshëm. Demiri gjithashtu u shpreh se Besa do të zhvilloj fushatë pozitive për të arritur qëllimin final që është anëtarrësimi i Maqedonisë në NATO dhe BE. Në prononcimin e tij, Nënkryetari i Besës theksoj se nuk përjashton mundësinë e një bashkëpunimi me ASh-në gjatë fushatës para mbajtjes së referendumit, ndërsa përjashtohet çdo mundësi e një bashkpunimi me partitë që janë në pushtet për të bërë fushatë së bashku, transmeton TopalNews.

“Lëvizja Besa do japë kontributin e saj maksimal për të afirmuar qëndrimet evropiane që referendumi të rezultojë i suksesshëm. Do të marrim pjesë aktive duke realizuar edhe fushatë pozitive për të arritur qëllimin final që është anëtarësimi i Maqedonisë në NATO dhe BE”, thotë Abdush Demiri nënkryetar i Lëvizjes BESA.
Lëvizja Besa ka qenë gjithmonë e gatshme për të kontribuar për të mirën e vendit dhe është shprehur vazhdimisht se përkrah reformat që janë në të mirën e përgjithshme.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments