Thursday, April 18, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeShëndetësiNëna sjell në jetë vajzën pas 13 dështimeve të përjetuara

Nëna sjell në jetë vajzën pas 13 dështimeve të përjetuara


Një grua që ka përjetuar 13 dështime është bërë më në fund nënë e një vajze.

Laura Worsley nga Kenilworth përfundoi 11 shtatzëni në tremujorin e parë dhe humbi dy djem në javën e 17 dhe 20-të të shtatzënisë.

Pas shumë analizave, Laura u diagnostikua me dy kushte që ndikonin në aftësinë e saj për të pasur fëmijë.

34-vjeçarja mori shumë ilaçe dhe steroide, ndaj ajo dhe bashkëshorti Dave ngjizën fëmijën e 14-të. Dhe pas 9 muajsh mirëpritën në jetë Ivy.

“Nuk mund ta besoj që është vajza e ime,”-tha Laura për BBC.

Worsley u diagnostikua me sindromën antiphospholipid, një gjendje që mund të shkaktojë rritjen e rrezikut për të pasur abort.

Gjithashtu u diagnostikua me Histiocytic Intervillositis (CHI), i cili bën që trupi të luftojë shtatzëninë.

Por pas shumë mjekimesh për forcimin e mitrës së saj, Laura dhe Dave arritën të bëheshin prindër.

Ajo përdori steroide për ‘shtypur’ sistemin imunitar, që mendohet se zvogëloi numrin e qelizave “vrasëse” të cilat shkaktonin abortet.

Kjo bëri që shtatzënia të vazhdojë përtej 24 javëve, duke i dhënë fëmijës një shans më të madh për mbijetesë.

Gjithashtu Laura mori medikamente të tjera për të ndaluar mpiksjen e gjakut dhe kur ishte 30 javëshe i shpërthyen ujërat.

Bebi Ivy erdhi në jetë me lindje cezariane dhe peshonte 771 gram. Menjëherë u vendos nën kujdes intesiv.

Laura dhe Dave duhet të prisnin tri ditë për të mbajtur në krahë foshnjën.

Tani, pas 9 muajsh, Ivy është në gjendje të mirë shëndetësore dhe ndodhet në shtëpi./Ora

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments