Wednesday, April 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiNë Strugë hapet Konferenca e sivjetme e mediave nga EJL-ja

Në Strugë hapet Konferenca e sivjetme e mediave nga EJL-ja


Liria e shprehjes, duke e përfshirë këtu edhe lirinë e mediave si pushtet i katërt në çdo shoqëri demokratike, janë një ndër të drejtat universale të njeriut. Si të tilla të njohura me dokumente përkatëse të organizatave më të larta ndërkombëtare. Veçanërisht faktor i rëndësishëm për lirinë e mediave dhe shprehjes është krijimi i kushteve, mjedisit në të cilin praktikohen ato të drejta dhe liri. Këtë e theksoi ministri pa portofol përgjegjës për komunikime, llogaridhënie dhe transparencë Roberr Popovski në fjalimin para pjesëmarrësve në Konferencën e sivjetme të mediave nga EJL që sot dhe nesër po mbahet në Strugë.

Duke përkujtuar se liria e mediave dhe veprimi i lirë i gazetarëve ishin një ndër pesë shtyllat për reforma urgjente të propozuara nga Grupi i ekspertëve të Rajnhard Pribes, ministri Poposki e theksoi gatishmërinë e Qeverisë për zbatimin e këtyre reformave dhe për përmirësimin e kushteve për punën e mediave.

“Konform parimeve të saj themelore për transparencë dhe inkluzivitet, treguam se qëllimi i Qeverisë është që të dëgjohet zëri i komunitetit mediatik, kjo të jetë motori i reformave, ndërsa ne të ndihmojmë me mekanizma për implementimin”, tha Popovski, duke përkujtuar se ndryshimet e propozuara në legjislacionin mediatik që janë para fazës përfundimtare të miratimit në Kuvend janë rezultat i nevojës nga tejkalimi i havarisë paraprake shumëvjeçare në hapësirën mediatike.

Mes tjerash ai e theksoi edhe gatishmërinë e pushtetit për zbatimin e masave për mbrojtje më të madhe të gazetarëve, me tolerancë zero të çfarëdo qoftë tentimi për rrezikimin e lirisë së fjalës dhe shprehjes, zgjidhje juridike të të gjitha rasteve të kërcënimeve ndaj gazetarëve dhe punonjësve mediatikë, qasje më të lehtë deri te informacionet me karakter publik.

Harlem Dezir, përfaqësuesi i Zyrës për liri të mediave pranë OSBE-së e cila është organizatore e konferencës theksoi se legjislacioni që e rregullon punën e mediave në EJL, në përgjithësi është korrekt, por kjo që mungon është zbatimi i saj në praktikë.

“Ekziston domosdoshmëri të gjithë faktorët, t’i kultivojnë dhe mbështesin përpjekjet për gazetari të pavarur, duke e pasur parasysh rolin thelbësor që mediat e kanë në shoqëritë demokratike. Rastet e sulmeve mbi gazetarët, jo vetëm në rajon por edhe në disa nga demokracitë më të përparuara, paraqesin rrezik për të ardhmen si për vetë mediat, por edhe rrezik për demokracinë”, tha Dezir.

Mddiat, theksoi, nga natyra janë kritikë të pushtetit, të qendrave të fuqisë ekonomike, ata janë këtu të kujdesen që ata që janë në pushtet të punojnë me përgjegjësi dhe llogaridhënie para qytetarëve, të kontribuojnë ndaj lirisë së fjalës që do të sjellë deri në diskutim të vërtetë të hapur në shoqëri për pikëpamjet e ndryshme dhe opsionet për ardhmërinë e vendit.

Në suaza të konferencës në Strugë ku marrin pjesë gazetarë, përfaqësues të organizatave civile, të komuniteti akademik, të shteteve të rajonit do të mbahen disa panel diskutime ku do të debatohet në shumë çështje me rëndësi të madhe për profesionin e gazetarit si siguria e gazetarëve, kushtet në të cilat punojnë gazetarët dhe mediat, për praktikat më të mira dhe rëndësia nga përforcimi i servisit publik, përforcimi i mekanizmit vetërregullues në media dhe përmirësimin e standardeve, efektet e digjitalizimit mbi mediat konvencionale në rajon, si dhe për fenomenin e “lajme të rrejshme”.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments