Tuesday, April 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeSliderNë ndeshjen Vitoria-Bahia arbitri tregon 9 kartonë të kuq (VIDEO)

Në ndeshjen Vitoria-Bahia arbitri tregon 9 kartonë të kuq (VIDEO)

Në ndeshjen mes Vitoria dhe Bahia në Ligën braziliane Baiano, arbitri tregoi 9 kartonë të kuq, transmeton Anadolu Agency (AA). Vitoria ishte nikoqire e ndeshjes së javës së 6-të me Bahia, ku me golin e Denilson në minutën e 34, pjesa e parë e ndeshjes përfundoi me rezultat 1-0.

Në minutën e 50-të Bahia arriti të barazojë me golin e Vinicius nga penalltia. Shfaqja e gëzimit të Vinicius ndaj tribunave pas golit, shkaktoi reagimin e disa futbollistëve të Vitoria. Pas grindjes në mes të futbollistëve të të dyja klubeve, arbitri i ndeshjes i tregoi karton të kuq futbollistëve Denilson, Kanu, Rhanyer nga Vitoria dhe Edson, Rodrigo Nascimento Franca, Fonseca dhe Vinicius nga Bahia.

Ndërsa pasi që në minutën e 78-të Uillian dhe në 81 Bruno nga Vitoria u ndëshkuan me karton të kuq, arbitri e ndërpreu ndeshjen që ishte duke vazhduar me rezultat 1-1.
https://youtu.be/qkJeReKDFpQ

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments