Saturday, April 20, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeOpinionNë Maqedoninë Veriore nuk ka ulje të papunësisë, ka largim të rinisë!

Në Maqedoninë Veriore nuk ka ulje të papunësisë, ka largim të rinisë!


Selim Iljazi

Prania e varfërisë, largimi i rinis dhe paralelisht papunësia në Maqedonin e Veriut janë evidente, nga institucionet e Republikës së Maqedonisë Veriut dhe institucionet ndërkombëtare të profileve të specializuara për hulumtimin e fenomeneve sociale, janë statistikat, jo të kënaqshme dhe tregues të aktualitetit social. Në anën tjetër, Bashkimi Evropian, sigurisht që ka kriteret që duhet përmbushur, Maqedonis e Veriut ka aspirata të qarta, për t’ju bashkuar familjes së madhe evropiane, prandaj me këtë situatë aktuale sociale, ende nuk janë përmbushur kriteret e kërkuara të BE-së.

Në Maqedonin e Veriut, papunësia ,varfëria dhe largimi i rinis, janë të rritura mjaftë, këto fenomene me të cilat përballemi, prodhojnë efektet e tyre negative që nuk janë të pakta, për një funksionim stabil shpirtëror pra (pa shqetësime) dhe pa provuar periudha stresi e depresioni, për tu motivuar në lindjen e iniciativave të karaktereve të ndryshme, situatat e ngarkuara sociale mbesin pengesë serioze e ndaljes së zhvillimit për përparimin e sferave të ndryshme shoqërore.

Në Maqedonin e Veriut, ka raste jo të pakta të ndërprerjes së shkollimit, nga pa mundësia për të vazhduar më tutje, kjo po ndodhë për disa arsye, por arsyeja që e mbanë vendin e parë në këtë fenomen duket të jetë gjendja financiare e disfavorshme, prandaj rritja e mirëqenies sociale, mundë të konkludohet se ofron predispozita të qarta të zhvillimit intelektual etj, jeta ndryshon, rezultatet e inovacioneve, sidomos të shekullit XX dhe XXI, shumë çka kanë ndryshuar, dikur kishte deficite të Kompjuterëve, pastaj as qasje në internet, po i përmend vetëm këta dy shembuj, në mesin e shumë shembujve të tjerë, ndërkaq jo të gjithë ata që kanë dëshirë i posedojnë, mungesa e tyre përveç që krijon një distancë në dijen e informatikës, krijon edhe një hendek të thellë në absorbimin e informacioneve plus pa mundësi për të qenë konkurrent në tregun e punës.

Në Maqedonin e Veriut, tek të varfëritë janë evidentuar kushtet e banimit, jashtë normave të standardit jetësor, sipas disa hulumtimeve televizive, dhe pamjeve të ofruara, kushtet rezultojnë të pa përballueshme, sa për një ndarje kategorish, shpjegimi bazik sociologjik, për varfërinë, ndahet në dy kategori, varfëria relative dhe varfëria absolute, të dyja prodhojnë efekte prej më të ndryshmeve, papunësia shtrinë efektet e veta, në standardin jetësor, në ngritjen e standardit të banimit, mbajtjen e shëndetit etj, mbi të gjitha shëndeti, fëmijët kanë kërkesa më specifike, varfëria ndikon në keq ushqyerje, pa mundësi për të marrë produktet e mishit, qumështit, lëngjeve, apo me një fjalë mos mundësi e përmbushjes së nevojave kalorike, sigurisht që kjo mos mundësi, ndikon në zhvillimin e duhur fizik dhe intelektual, shfaqja e sëmundjeve eventuale kërkon kosto të lartë të diagnostifikimit dhe kurimit, kjo për shkakun që teknologjia medicionale ka avancuar bukur shumë në raport me kohen e kaluar.

Historia sociale, arkivat social, rrëfimi nga memoria e njerëzve, literatura sociale në Maqedonin e Veriut, japin përplot shembuj të situatave mjaftë të ngarkuara sociale, dhe nga ky ngarkim social rinia largohet nga ky vendë. Për ta ulur papunsin dhe ta ndaloni rinin mos largohet nga ky vend duhet: ofrimi i një legjislacioni të detalizuar, dhe mjaft seriozisht i aplikuar, absorbim i investimeve, nga investitorët e huaj dhe nga investitorët e diasporës, lehtësime në investime, duke përfshirë, tatimet dhe procedurat administrative, marrëveshje ndër shtetërore, me vendet e zhvilluara për nënshkrimin e kontratave për punësime sezonale.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments