Thursday, April 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiNdërron jetë artisti nga Struga Gafurr Rexhepi, ja fjalët prekëse të mikut...

Ndërron jetë artisti nga Struga Gafurr Rexhepi, ja fjalët prekëse të mikut të tij Sabaudin Zhuta

Jeta si një ëndërr e brishtë dhe një ndarje e trishtë…!
Lamtumir koleg dhe miku im Gafurr REXHEPI !
– … “Se jeta ndarje ka, e vjen dhe lamtumira që zemra nuk e tha”…
– Ishte kënga e adhuruar e këtij trubaduri strugan, e kënduar që ditët rinore.
Gafurr Rexhepi- një arsimtar muzike që tërë jetën me pasion të rrallë e ushtroi nëpër shkollarë e të rritur në shkollën
“Vllazrimi”, “Liria” në Shkup e rrethinë por dhe me aktivitete të shumta në SHKA “Migjeni”-Strugë, ” Emin Duraku”, “Ibe Palikuqi”, e oktetin “Lyra” të Shkupit e së fundit edhe në grupin e korit të Pensionerëve.
Ai nuk iu nda kurrë mandolinës e kitares duke realizuar edhe një sfond të konsiderueshëm balada e muzikë të lehtë në Produkcionin e RT të Shkupit ku dhe për gjat kohë ishte i angashuar edhe si solist e bashkpuntor muzike në emisionet në gjuhen shqipe pran Radio Shkupit !
Iku i qetë, ashtu siç kishte natyrën e Tij modeste duke na lënë kujtimet nga më të mirat dhe gjurmët e punës së palodhur.
Gafurr Rexhepi, pusho i qetë në botën e amshuar !

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments