Friday, April 19, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniNdërprerje e komunikacionit në Presekë për shkak minimit

Ndërprerje e komunikacionit në Presekë për shkak minimit

Për shkak minimit të aksit rrugor Kërçovë – Ohër në pjesën Presekë – fshati Vërbjan, sot nga ora 12 deri në orën 15 komunikacioni do të jetë pjesërisht i ndërprerë kur do të bëhet minimi.

Komunikacioni nëpër rrugët shtetërore po zhvillohet kryesisht nëpër rrugë të lagështa. Reshje të dobëta të borës ka vetëm në Kriva Pallankë, por pa probleme në komunikacion.

Intensiteti rrugor jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm të automjetit, veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropa, luginat e lumenjve dhe grykat malore ku ka mundësi për shembje. Kjo veçanërisht ka të bëjë për akset Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments