Thursday, March 28, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeBotaMyslimanët shqiptarë në Amerikë luten për Atdheun

Myslimanët shqiptarë në Amerikë luten për Atdheun

Besimtarët myslimanë në të gjithë botën sot po festojnë Fitër Bajramin ku po përcillen urimet.

Besimtarët myslimanë që jetojnë në Shtetet e Bashkuara kanë falur Bajramin në xhaminë në Connecticut të udhëhequr nga Imami Gazmend Aga nga Komuniteti Mysliman Shqiptaro-Amerikan.

“Fitër Bajrami është ditë feste dhe reflektimi. Është ditë gëzimi, sepse treguam devotshmërinë tonë duke agjëruar një muaj, nuk harruam të varfrit, qëndruam larg thashethemeve, u bashkuam me njerëz rreth sofrës së dashurisë. Është ditë gëzimi sepse, sepse vullneti ngadhënjeu mbi dëshirat, bujaria mbi koprracinë, heshtja mbi thashethemet, puna e mirë mbi mëkatin”, tha ndër të tjera Imami Aga.

Ai tha se duhet të jetojmë duke e ndarë lumturinë me njëri-tjetrin dhe do gëzojmë më shumë siguri dhe e shijojmë më shumë lumturinë.

“Sot është dita e faljes, e paqes. Sot nuk është ditë dëfrimi e pushimi, por reflektimi falënderimi dhe thirrje e fuqishme për të vazhduar relatat e mira me të afërmit dhe njerëzit në përgjithësi. Nuk mund të flasim për Bajram të vërtetë nëse i kthehemi të keqes me të keqe, hidhërimit me hidhërim, thashethemet me thashetheme”, vijoi ai.

Aga ftoi besimtarët e mbledhur që të luten për vendin ku jetojnë dhe atdheun.

“Le të lutemi për paqen në vendin ku jetojmë, Amerikën, dhe mëmëdheun tonë, Shqipërinë. Gëzuar Bajramin! Zoti e bekoftë dhe begatoftë çdokënd që flet mirë, bën mirë dhe i shërben njerëzimit për hir të Krijuesit të Gjithësisë”, përfundoi ai.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments