Thursday, April 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeSlider“Mund ta mposhtim Realin dhe të kualifikohemi në finale, nuk flas për...

“Mund ta mposhtim Realin dhe të kualifikohemi në finale, nuk flas për gjyqtarët”


Jupp Heynckes ka menduar të karikojë skuadrën e tij, kur kanë mbetur më pak se 24 orë nga starti i sfidës së kthimit të gjysmëfinaleve të Championsit, mes Real Madridit dhe Bayernit të Munichut.
Trajneri i bavarezëve theksoi se madrilenët janë skuadër e thyeshme edhe në shtëpi, ndërsa tha se Juventusi e tregoi qartë këtë.

Ai beson se Bayerni ka gjasa të mira që të kualifikohet në finale të Champions League.

“Mendoj se kemi të gjitha mundësitë tona për t’u kualifikuar në finale”, u shpreh ai.

“Reali nuk është i pathyeshëm në shtëpi dhe ndeshja me Juventusin është një tregues i qartë për këtë”.

“Do të jetë një sfidë shumë e vështirë për ne, por po aq e komplikuar edhe për kundërshtarët tanë”, shtoi Heynckes.

“Skuadra ime di t’i luajë ndeshje të tilla, ndaj e vetmja gjë që duhet të përmirësojmë, është efikasiteti para portës, që na mungoi në takimin e parë”, deklaroi Heynckes.

Më pas trajneri i gjermanëve tha se nuk ka ndërmend të merret me arbitrimin, për të mos i vënë këta të fundit nën presion, para një sfide shumë delikate. /Gazeta Express/

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments