Friday, March 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniMuki derë më derë për Referendumin. “Hajdeni të shkojmë në BE dhe...

Muki derë më derë për Referendumin. “Hajdeni të shkojmë në BE dhe NATO”

Ejani së bashku më 30 shtator të dalim të rrethojmë për anëtarësimin në BE dhe NATO, të rrethojmë për zhvillimin dhe përparimin e vendit. Kjo është thirrja e deputetit të LSDM-së, Muhamed Zeqiri, në kuadër të fushatës për referendumin që është caktuar për më 30 shtator. Zeqiri, nga komuna e Butelit, numëroi përparësitë që vijnë nga anëtarësimi në BE dhe NATO duke theksuar se të njëjtat janë interes strategjik dhe parësor dhe sigurojnë përfitime të shumëta në aspekt ekonomik. Zeqiri tha se me anëtarësimin në BE hapen fonde të reja të BE-së ndërsa ato ekzistuese do të rriten.

“Sot miqtë tanë nga Bashkimi Evropian, për Maqedoninë sigurojnë përkrahje prej 260 mijë eurove në ditë, gjegjësisht 90 milionë euro në vit, të parapara për bujqësi, infrastrukturë, shëndetësi, arsim, politika për të rinjtë. Ashtu siç afrohemi drejt anëtarësimit në BE, për Maqedoninë do të rriten edhe fondet edhe përkrahja financiare e BE-së. Në programin për transport të BE-së për Maqedoninë sigurohen rreth 15.5 milionë euro në vit për ndërtimin e rrugëve, hekurudhave, tuneleve dhe infrastrukturave të tjera”. tha deputeti i LSDM-së, Muhamed Zekiri

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments