Thursday, April 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeOpinionMos ndarja e shtetit nga pushteti dhe çështja Menduh Thaçi

Mos ndarja e shtetit nga pushteti dhe çështja Menduh Thaçi

Lavdrim Lita
Hapja e derës së “Shqip” për liderin e opozitës në Maqedoni, Zoran Zaev, është një sinjal i pastër që vjen nga Tirana zyrtare për të marrë një pozicion ndaj asaj që po ndodh në vendin fqinj.
Ndoshta është një investim jo i drejtpërdrejtë i qeverisë së kryesuar nga Edi Rama për të delegjitimuar krerët e dy partive kryesore politike shqiptare, BDI e PDSH dhe për të mbështetur parti të reja.
Megjithatë hapja e derës për Zaevin në Tiranë është një mesazh shumë i qartë për politikanët shqiptarë në Maqedoni që këto ditë po përballen me akuza të rënda.
Fjalët e Zaev se kryeministri Gruevski kontrollon dy partitë shqiptare dhe se ka përgjime që e vërtetojnë këtë gjë nuk janë një shaka kalamajsh.
Janë fjalë të rënda që po të rezultojnë të vërteta janë të barabarta me shpërdorim të interesave shqiptare.
PDSH-ja sikur të kishte mizën nën kësulë u hodh e para në kundërsulm duke sulmuar e delegjitimuar opozitën e Zaevit, ose më saktë “bombat e Zaevit” e zëvendësoi me baltën e saj.
Zbardhja e bisedës së përgjuar të Menduh Thaçit me shefin e policisë sekrete, i cili nuk është një shtetar dhe as sillet si i tillë, përderisa jep urdhra politikë për të votuar VMRO-në duke mos e ndarë detyrën shtetërore nga pushteti i nipit të tij, dëften një lidhje të rrezikshme dhe të panjohur më parë. Menduh Thaçi duhet të mendohet mirë përpara se të flasë pas kësaj zbardhje bisede intime të tij me shefin e policisë sekrete.
Ai duhet të japë shpjegime për këto lidhje të çuditshme me shefin e policisë sekrete dhe çfarë interesi ka ai t’i bindet Sasho Millajkovskit. Në këto momente ne jemi dëshmitarë sesi pasuria dhe trashëgimia e Arbën Xhaferin luhet në kumarin politik.
Një gjë është e sigurt, Arbën Xhaferi nuk do të sillej kurrë kështu siç i bindet Menduh Thaçi dajës së Gruevskit. Menduh Thaçi betejën politike duhet ta kishte me Gruevskin dhe BDI-në përderisa është një parti opozitare dhe jo të sillej sikur është një parti në qeveri.
Nëse është në qeveri me Gruevskin dhe shqiptarët nuk e dinë atëherë kërkojmë falje. Hapja e vazos së pandorës me përgjimet ka nxjerrë në pah një moçal të vërtetë moral dhe etik të shqiptarëve me pushtetin dhe shtetin. Interesat e shqiptarëve në Maqedoni janë të pambrojtura dhe mjerisht të shitura në pazarin e karaktereve të dobëta

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments