Wednesday, April 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniMonstra, kaluan 6 vjet nga vrasja, Zaev: Organet të nxjerrin në pahtë...

Monstra, kaluan 6 vjet nga vrasja, Zaev: Organet të nxjerrin në pahtë vërtetën

Në ditën e sotme, para gjashtë viteve, te Liqeni i Smillkovës u vranë maturantët Kire Triçkovski, Filip Sllavkovski, Cvetanço Ackovski, Aleksandar Naçevski dhe peshkatari Borçe Stefanovski.
Masakra ndodhi të Enjten e Madhe para festës së Pashkëve. Për vrasjen e pesëfishtë te Liqeni i Smillkovës është hapur lënda “Monstra”, ndërsa me burg të përjetshëm u dënuan Alil Demiri, Afrim Ismailoviç, Ezim dhe Haki Aziri dhe Sami Luta. Gjykata Supreme në nëntor të vitit të kaluar i shfuqizoi vendimet gjyqësore, i liroi nga paraburgim të akuzuarit Agim Ismailoviq, Haqi Aziri, Sami Luta dhe Fejzi Aziri duke u shqiptuar masa për kujdes.

Prokurorja speciale Katica Janeva tha se pret që procesi gjyqësor të vazhdojë në prill në fazën në të cilën është ndërprerë dhe se janë të gatshëm që ta prezantojnë lëndën para gjykatës. Sipas kryeministrit Zoran Zaev, që qytetarët të kenë besim tek institucionet, nevojitet të zbulohet e vërteta për rastet siç janë Liqeni i Smillkovës, Nikolla Mlladenov dhe për Lagjen e Trimave në Kumanovë.

“Vazhdimisht zhvilloj takime, u takova me nënat e fëmijëve dhe me anëtarët e familjes, para 2 muajve dhe të gjithë ramë dakord se duhet të lëmë që institucionet ta kryejnë punën e tyre dhe ta nxjerrin në pah të vërtetën për këtë rast. Rastet për të cilat interesohet opinioni janë Nikolla Dimitrov, Liqeni i Smillkovës dhe ndodhitë e Kumanovës. Opinioni ka nevojë t’i dijë të gjitha detajet dhe të vërtetën dhe Maqedonia të ketë në fund drejtësi ashtu siç parasheh Kushtetuta dhe ligjet, nëse duam të jemi shtet. Nëse jo, na mbeten intrigat, spekulimet dhe mosbesimi tek institucionet. Vetëm përmes së vërtetës qytetarët do të kenë besim tek institucionet dhe sistemi”, tha Zoran Zaev, Kryeministër i RM-së.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments