Mirësevini në vendlindjen tuaj të dashur mërgimtarë
Opinion, Slider

Mirësevini në vendlindjen tuaj të dashur mërgimtarë

Gjendemi në ditët e ardhjes së familjarëve,vëllezërve dhe motrave tona të shpërngulura në mërgim.

Mërgimtari është ai i cili është larguar nga familja dhe nga vendlindja me lot dhe dhimbje, për të siguruar një jetë më normale, është ai i cili është “sakrifikuar”.

Është ai i cili është larguar nga Nëna dhe Babai i tij për shkakë të kësaj politike.
Është larguar për shkakë të rrethanave tona të këqija nga papunësia dhe mos-garancioni për një të ardhme më të mirë.
Është ai i cili braktis çdo gjë vetëm për të siguruar një të ardhme më të mirë dhe më të ndritur për fëmijët e tij.

Jeta e mërgimtarit është një jetë me plotë dhimbje edhe pse ne e shohim ndryshe dhe shumë të ëmbël, por fatkeqësisht se edhe jeta jonë çka jetojmë në vendlindje është një jetë e hidhur, por ne e kemi ëmbëlsinë më të madhe atë çka jetojmë në vendlindje dhe në gjirin familjar.

Mërgimtari është ai i cili jeton dhe punon në mërgim duke menduar për vendlindjen e tij.
Është ai i cili punon 11 muaj vetëm për të ardhur në pushim në vendlindje dhe për t’i shijuar ato ditë rreth familjes.
Janë ato të cilët udhëtojnë me qindra e mijëra kilometra me plotë lodhje dhe mundime vetëm e vetëm për të ardhur në vendlindje.

Janë ato çka sakrifikojnë çdo gjë, dhe përsëri etiketohen me emërtime të ndryshme nga ana jonë.Ne duhet që të i mirëpersim dhe nuk duhet që t’i bëjmë të ndjihen të huaj ne vendin e tyre, duhet që të sillemi në mënyrën më të bukur dhe më të mirë.Sepse ato punojnë 11 muaj vetëm për t’u kënaqur dhe që të ndjehen të lumtur, pasi që lumturi dhe kënaqësi më të madhe se në vendlindje nuk ka.
Ata duhet ta kuptojnë se vërtetë i takojnë këtij vendi!
Ata janë familjarët tanë!
Çdo herë janë të mirëseardhur!

Qofshit nën mbrojtjen e Zotit!
Mevlur Aliu

July 11, 2018
Struga Ekspres