Friday, March 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniMinistri shqiptar i Zaevit: LSDM është partia e dytë tek shqiptarët

Ministri shqiptar i Zaevit: LSDM është partia e dytë tek shqiptarët

Ministri Edmond Ademi është në LSDM-në e Zoran Zaev që nga viti 1992. Ademi thotë për emisionin “Ballkan” në Abc News se LSDM maqedonase është partia e dytë tek shqiptarët dhe mbështetja për të vazhdon të rritet.
Ademi shpjegon pse është rritur mbështetja e elektoratit shqiptar për LSDM-në duke nënvizuar se LSDM tregoi si krijohen urat e bashkëpunimit brenda dhe jashtë vendit.
“Në Ballkan ka patur shumë histori sesa ardhmëri…Anketat, opinion polls tregojnë se Lidhja Socialdemokrate është partia e dytë tek shqiptarët pas Bashkimit Demokratik për Integrim. Ky ishte rezultati i anketës së fundit që ishte para një javë, hulumtim I bërë nga një institut që ka emër në këtë drejtim dhe besoj që ky elektorat në periudhën që vjen, edhe do të rritet.
Madje, Lidhja Socialdemokrate sot, nga rradhët e veta ka nënkryetar shqiptar të partisë, ka drejtorë të institucioneve të ndryshme, një ndër ta është edhe drejtori i policisë financiare, që është shqiptar që vjen nga rradhët e Lëvizjes Socialdemokrate, jam edhe unë, nuk jam vetëm unë kryetar i komisionit të politikës së jashtme si shqiptar, kryetari i komisionit për financa është shqiptar në Lidhjen Socialdemokrate, kryetarja e komisionit të konceptit për një shoqëri të përbashkët për të gjithë është shqiptare, kemi tre deputetë shqiptarë nga rradhët e Lëvizjes Socialdemokrate, kështu që Lidhja Socialdemokrate sot është një parti qytetare që ka me vete edhe shqiptarë, edhe maqedonas, edhe turq, edhe romë, edhe vllehë, edhe të gjithë”, tha ai për gazetaren Linda Karadaku.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments