Friday, April 19, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniMinistri Filipçe: Mjekët janë heronjtê tanë

Ministri Filipçe: Mjekët janë heronjtê tanë

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot në një video mesazh i ka uruar punonjësit e shëndetit për 7 Prillin, Ditën ndërkombëtare të shëndetit, duke u dhënë mirënjohje për rolin kyç që ata e kanë në kujdesin shëndetësor dhe kujdesin për shëndetin tonë.

“Këtë fjalim jua kushtoj juve, punonjësve të shëndetësisë. Në këto momente, duke u përballur me sfidën më të madhe shëndetësore në botë, ne po drejtojmë betejën e gjeneratës sonë. Koronavirusi nga rrënja ka ndryshuar jetën tonë të përditshme dhe do të bëjë ndryshime të përjetshme në jetët tona. Por, në këtë betejë ju jeni heronjtë. Puna dhe sakrifica juaj e vështirë shpëton jetë dhe pikërisht për shkak të jush, njerëzit besojnë se ata do të jenë të sigurt dhe të shëndoshë”, thotë Filipçe në fjalimin e tij.

Sipas ministrit të Shëndetësisë, tani shëndetësia  dhe punonjësit shëndetësorë tani janë shtylla kryesore në vend.

“E di që për momentin ju po mbani një ngarkesë të madhe. Lodhja po na arrin ngadalë të gjithëve, ndërsa na presin ditë akoma më të vështira përpara. Por, unë besoj se secili prej jush e di se sa e rëndësishme është të vazhdosh, të qëndrosh i përkushtuar, të përqendrohemi dhe të bëjmë çmos për të ndihmuar bashkëqytetarët tanë”, tha Filipçe.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments