Friday, April 19, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeBotaMësuesja bëri seks me nxënësin 13 vjeçar, shpërthen në lot pasi dënohet...

Mësuesja bëri seks me nxënësin 13 vjeçar, shpërthen në lot pasi dënohet me 20 vite burg (FOTO)

Një gjykatë në Goodyear, Arizona, ka dhënë 20 vite burg për një mësuese e cila akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me nxënësin e saj 13-vjeçar.

Gjatë seancës të së premtes, 28-vjeçarja Brittany Zamora u shpreh se “është një person i mirë dhe i sinqertë që bëri një gabim dhe u zhgënjye shumë”.

Gjithashtu ajo shtoi se nuk është një kërcënim për shoqërinë në asnjë mënyrë. “Kam jetuar jetën time duke respektuar dhe duke u përpjekur t’i bindem çdo ligji”, tha 28-vjeçarja.

Mediat vendase shkruajnë se mësuesja u ka kërkuar viktimave dhe familjes së saj. Njëkohësisht i ka thënë gjykatësit Sherry Stephens se ajo ka në plan të fitojë një reputacion të mirë në burg në mënyrë që ajo të mund të fillojë një jetë të re kur ajo të dalë.

Kur të bëjë dënimin e saj dhe të lirohet nga burgu, Brittany do të jetë 48 vjeçe. Ajo do të duhet të regjistrohet si një shkelëse e ligjit seksual dhe pastaj të fillojë të shërbejë dy kushte gjatë jetës në shërbimin e provës.

Ndërkohë ngjarja ka ndodhur një vit më parë, ku ajo u shpall fajtore pasi bëri seks me një student 13-vjeçar, të cilin e njohu në Akademinë Las Brisas.

Lidhja mësues-nxënës nisi me tekste me letra, më pas kaluan te telefoni dhe menjëherë në kontaktin fizik. Autoritetet përkatëse kanë zbuluar se Zamora ka fjetur me të miturin katër herë në makinën e saj dhe në klasën e saj të shkollës.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments