Friday, April 19, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeBotaMësoni rregullat e reja në Zvicër që filluan nga 1 janari

Mësoni rregullat e reja në Zvicër që filluan nga 1 janari

Që nga rregullat për të huajt, televizionet, blerjet në internet apo leja e vozitjesE Martë, 8 Janar 2019 – 10:00 albinfo.ch

Nga 1 janari në Zvicër kanë ndryshuar disa rregulla dhe ligje, që do të ndikojnë në jetën e njerëzve, shkruan “The Local”.

Më 1 janar hyri në fuqi raporti i dytë i ndryshimeve në Aktin Federal të Zvicrës për shtetasit e huaj.

Dispozitat e reja ligjore përfshijnë masa për të ndihmuar të huajt në fuqinë punëtore zvicerane, por gjithashtu vendosin kërkesa shtesë për shtetasit e huaj që jetojnë në vend, përcjell albinfo.ch.

Sipas nenit 58 të legjislacionit të rishikuar (në gjermanisht), vlerësimi i integrimit të suksesshëm të të huajve në Zvicër mund të bazohet në respektimin e rendit dhe sigurisë publike, respektimin e vlerave të kushtetutës federale, aftësitë e nevojshme gjuhësore dhe ose pjesëmarrje edukative.

Nëse nuk respektohen këto rregulla, atëherë mund të humbasin qëndrimin e përkohshëm në Zvicër, derisa ata që kanë Leje C, mund të zbresin në një kategori më poshtë, B, përcjell tutje albinfo.ch.

Tarifat e licencës për televizion

Që nga 1 janari, familjet në Zvicër do të fillojnë të marrin faturat për tarifën e detyrueshme të televizionit dhe licencën e vendit nga agjencia e mbledhjes Serafe. Më parë këto faturë ishin dërguar nga firma Billag. Tarifa e licencës tani është 365 franga në vit, nga 451 franga në vitin 2018.

Blerje nga Interneti

Blerjet e bëra në internet nga faqet e huaja të internetit mund të bëhen më të shtrenjta në 2019. Kjo për shkak se ndryshimet në sistemin e taksave të vlerës së shtuar që nënkuptojnë dërgesat nga firmat më të mëdha të huaja si Amazon, do të tatohen në të njëjtën mënyrë si dërgesat e brendshme.

Qasje më e lehtë për disa ilaçe në barnatore

Një shumëllojshmëri medikamentesh, të tilla trajtime me ethe, që më parë kërkonin recetë të mjekut, tani mund të blihen mbi banakun në barnatore, pa patur nevojë për shenjë të mjekut, transmeton tutje albinfo.ch.

Rregullat e zyrës së postës

Sipas rregullave të reja të dizajnuara për të siguruar që njerëzit të vazhdojnë të kenë qasje të mirë në shërbimet postare (duke përfshirë pagesën e faturave), zyrat postare ose agjentët e tyre tani duhet të shpërndahen në mënyrë të tillë që 90 për qind e popullsisë t’i arrijë ato në këmbë ose të përdorë transportin publik brenda 20 minuta.

Fitimet e lotarisë

Shumica e njerëzve nuk do të duhet më të paguajnë tatimin mbi fitimet e lotarisë. Që nga 1 janari, vetëm fitimet mbi një milion franga zvicerane (€ 890,000) do të jenë të tatueshme.

Teknologjia riprodhuese

Që nga viti 2019, do të jetë më e lehtë për fëmijët e donatorëve të spermës që të marrin informacion për baballarët e tyre biologjikë. Këta njerëz nuk do të duhet më personalisht të vizitojnë Zyrën Federale të Gjendjes Civile në Bernë dhe tani mund të aplikojnë me postë. Fëmijët nën moshën 18 vjeçare do të jenë në gjendje të aplikojnë për këtë informacion në rrethana të veçanta.

Testet mjekësore për shoferët e vjetër

Shoferët e moshës 75 vjeç e lart duhet t’i nënshtrohen kontrollit mjekësor çdo dy vjet. Më parë, ky rregull u zbatua për shoferët e moshës 70 vjeç e më lart.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments