Saturday, April 20, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniMësimdhënësit në Maqedoni përballen me shumë probleme

Mësimdhënësit në Maqedoni përballen me shumë probleme

Ditari i kuq, tashmë 40 vjet nuk është ndarë nga duart e mësuesëve Mexhit Etemi dhe Sefedin Dushkaja që nxorrën dhjetëra e dhjetëra gjenarata në Malësinë e Karshiakës. Ndonëse mësues në fshatra malor, ata nuk munguan as edhe një ditë në mësim, pavarësisht se rruga deri në shkollë ishte përplot me vështirësi, e kaluar herë me këmbë e herë me tren.
Pas 40 vjetësh përvojë, mësuesi Etemi thotë se arsimi tani është bërë arenë eksperimentesh të ndryshme, në bazë të dëshirave të politikës udhëheqëse në vend.

“Nëse kthehemi vite më parë arsimi ka qenë në nivel të duhur dhe arsimtari e ka pasur vendin në piadestal, respekti ndaj arsimtarit, arsimtari ndaj nxënësve edhe ka qenë arsimimi në nivel të duhur. Edhe dihet, është politizur arsimi, në arsim punojnë njerëz të politizuar, partia edhe për atë arsye niveli i arsimimit në Maqedoni është në këtë gjendje, mos të them debakël. Të gjitha eksperimentet që u bën, të gjitha projektet që erdhën dështuan këtu në Maqedoni, për atë arsye ardhmëria e arsimimit tonë është shumë në nivel jo të mir, jo të lakmueshëm” – u shpreh Mexhit Etemi,mësues.

Mësuesi Sefedin Dushkaja vlerëson se cilësia në arsim nga dita në ditë humbet si rezultat i ndërhyrjes së politikës. Madje, ai tha se shkollat janë bërë peng i mësimdhënësve partiak dhe udhëheqësve jo adekuat.

“Unë mendoj se arsimi tani është në nivel shumë më të ulët krahasuar si ka qenë më parë. Rrethanat janë mëse evidente kur i shohim punësimet si bëhen, vet kuadri arsimor, udhëheqësia e një institucioni siç është shkolla, janë shumë në nivel partiak. Për të udhëhequr sot një institucion ai duhet të jetë anëtar i një partie, nuk shikojmë se sa ka aftësi ai për të bërë, mandej punësimet, ka njerëz që punojnë në periferi me 20-30 vite, ai nuk ka gjasa që një ditë të vij me një insitucion me afër, e tash faktori ne e dimë përafërsisht se kush është” – tha Sefedin Dushkaja, mësues.

131 vjet pas hapjes së shkollës së parë në gjuhën shqipe, arsimi shqip në Maqedoni mbetet thuajse në një kaos të plotë. Këtë e dëshmojnë edhe nxënësit e lagjes Bardhi të fshatit Bllacë që vazhdojnë të shkollohen në një shtet tjetër, në komunën Hani i Elezit në Kosovë. Ndërsa pothuajse pas një shekulli e gjysmë përpjekje për tu arsimuar shqip, nxënësit e komunës Çashkë të Velesit janë të detyruar të mësojnë maqedonisht edhe atë nga klasa e parë deri në të nëntën. Dita e Mësuesit edhe sot i gjen shumë shkolla të shkatërruara nëpër komunat shqiptare. Në këtë ditë të rëndësishme të arsimit shqip u zhvilluan aktivitete të ndryshme në të gjitha shkollat fillore me mësim në gjuhën shqipe. Një prej tyre ishte edhe përurimi I emrit të ri të shkollës fillore të fshatit Nagushtak, e cila quhej “Kultura” ndërsa tani mori emrin “5 tetori”, Dita ndërkombëtare e mësuesit. Gjithashtu, me vendim të komunës së Likovës, shkolla në fjalë u bë shkollë qëndrore ndërkohë që deri tani kishte funksionuar si shkollë e periferike e fshatit Mateç.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments