Tuesday, April 16, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiMërgimtarët erdhën: Mbi 500 dasma këtë vit, ja sa miliona euro do...

Mërgimtarët erdhën: Mbi 500 dasma këtë vit, ja sa miliona euro do t’i sjellin Strugës

Edhe këtë vit Struga po ‘vlonë’ nga tingujt muzikor nga do që të kthesh kokën. Është periudha kur dasmat edhe gëzimet e tjera familjare fillojnë të bëhen shumë të shpeshta pas ardhjes së mërgimtarëve në vendlindjen e tyre, madje mund të ndodhë që brenda ditës mund të bëhen mbi 30 ose 40 dasma në Strugë,shkruan Struga Ekspres.

Të gjitha lokalet janë pothuajse të ”bllokuara” nga struganët që duan të realizojnë ceremoninë e dasmës në një lokal të caktuar. Prenotimi i dasmave bëhet pothuajse një vit para për të siguruar një lokal, sepse numri i dasmave në Strugë arrin më shumë se 500 dasma në sezonin veror.

Janë miliona euro harxhime për realizimin e qindra dasmave në Strugë, ku çdo sezon, sallonet e dasmave, butiqet,restorantet, argjendaritë, grupet muzikore, këngëtarët e dasmave…e tj etj, ua shohin hajrin kurdo herë,natyrisht,edhe falë ardhjes së madhe të mërgimtarëve nga Struga që jetojnë në diasporë.

Në sezonin e dasmave në Strugë, gjykuar nga numri i madh i dasmave dhe përgatitja e kësaj ceremonie, harxhohen rreth 15 milionë euro.

Më parë dasmat dhe gëzimet të tjera familjare,struganët i organizonin nëpër shtëpitë e tyre, por tani ka ngelur një numër i vogël i atyre personave që duan t’i realizojnë nëpër shtëpitë e tyre!

(Struga Ekspres)

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments