Thursday, March 28, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiMërgimtarët e Strugës për Struga Ekspres: Mbetëm pa pasaporta, erdhi koha të...

Mërgimtarët e Strugës për Struga Ekspres: Mbetëm pa pasaporta, erdhi koha të ikim, Spasovski të mbaj fjalën

Një numër i madh i mërgimtarëve në Strugë, shprehin për Struga Eskpres, mllefin e madh që kanë ndaj ministrisë së punëve të brendshme për çështjen e dokumenteve personale të cilat kjo ministri i vonon më shumë se dy javë dhe se nuk mbajnê aspak përgjegjësi ndaj detyrimeve që kanë ndaj qytetarëve,shkruan Struga Ekspres.

“Kam aplikuar në SPB-Strugë para më shumë se dy javëve për tu pajisur me pasaporta dhe letërnjoftime, akoma nuk i kam marrë këto dokumente, nuk na informojnë për këto vonesa që ndodhin.Duhet të kthehem në Zvicër por nuk e kam dokumentin e duhur për të udhëtuar.Ministri Spasovksi duhet të mbaj fjalên, premtoi se këto dokumente së shpejti qytetarët do ti marrin në adresën ku jetojnë por ky ishte thjeshtë njê premtim i tij.
Nuk e di se sa duhet të pres, në ndërkohë që mund të mê vështirësohen punët atje në Zvicër ku punoj, duhet të jem atje.”, shprehet i revoltuar për Struga Ekspres,mërgimtari nga Zvicra.

Me këto probleme përballen një pjesë e madhe e mërgimtarëve në Strugë.

Sipas burimeve që posedon Struga Ekspres nga disa punonjës në këtë godinë,konfirmojnê se janë qindra dokumente që presin mërgimtarët,por nuk japin shpjegimin e duhur.Por nuk thonë që i kanë kaluar afatet ligjore tê pritjes së dokumenteve.

(Struga Ekspres)

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments