Saturday, April 20, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniMenduh Thaçi: Ahmeti me shokë në vitin 2001 më rrëzuan nga pushteti...

Menduh Thaçi: Ahmeti me shokë në vitin 2001 më rrëzuan nga pushteti me luftë

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi ka qenë i ftuar në emisionin “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini.

Thaçi thotë se Ali Ahmeti bashkë me shokë e rrëzuar atë nga pushteti me luftë në vitin 2001.

“Më rrëzuan me luftë me arsyetimin se do të realizojnë të drejtat e shqiptarëve”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Kryetari i PDSH-së thotë se do të jepte dorëheqje dhe nuk do të merrej me politikë nëse konstatohet se shqiptarët janë më shumë të punësuar e të përfaqësuar në administratë më shumë tani se në vitin 2001 kur ai ka qenë në qeveri.

I pyetur nëse lufta në Maqedoni ka qenë për ta rrëzuar atë nga pushteti, Thaçi është përgjigjur: “Pa diskutim”.

Thaçi thotë se qëndrimi i gjatë në politikë nuk duhet të shihet si problem pasi sipas tij në vendet e zhvilluara perëndimore senatorët janë persona me karrierë shumë të gjatë politike.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments