Friday, April 19, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniMbi 7 mijë vende të lira për punëtorë krahu në Maqedoni

Mbi 7 mijë vende të lira për punëtorë krahu në Maqedoni

Të dhënat e fundit të ESHS-së tregojnë se biznesi privat ka nevojë për 7000 punëtorë të rinj, edhe atë 2269 punëtorë në industrinë përpunuese, 1500 vozitës të makinerive të rënda, 1300 në sektorin e tregtisë, në ndërtimtari 725 punëtorë, 553 punëtorë në industrinë e tekstilit, 553 në sektorin e transportit dhe 443 punëtorë në hotele dhe restorante.

Të dhënat e fundit të Entit Shtetëror të Statistikës për tremujorin e tretë rezultojnë se tregu i punës së Maqedonisë për momentin ka 7155 vendet të reja të punës. Profesionet të cilët më së shumti kërkohen nga sektori i biznesit privat janë punëtorë krahu, murator, suvatues, rrobaqepës, bukëpjekës, vozitës të makinerive të rënda, ndërsa në anën tjetër – në Agjencinë për Punësim, numri i personave që kërkojnë punë është për 34 herë më i lartë se sa vendet e lira të punës për momentin, shkruan gazeta KOHA. Numër më i madh i të papunëve që me vite presin të punësohen, janë persona me arsim të lartë, si inxhiniere të IT Teknologjisë, avokatë, mjekë apo bankierë. Numri prej 7155 vendeve të lira të punës, i publikuar ne ueb faqen e Agjencisë së Punës, në tremujorin e parë të këtij është po i njëjti numër i vendeve të lira edhe në fund të tremujorit të tretë të këtij viti, që i bie se biznesi privat ende është në kërkim të 7000 punëtorëve që kanë të kryer shkollë profesionale për punë në industrinë e ndërtimtarisë, tekstilit apo në industrinë përpunuese, por edhe pas 9 muajve – nuk është paraqitur asnjë punëtorë. Sipas ekspertëve ekonomik, në tregun lirë të punës kemi kërkesa për punësimin e punonjësve me arsim të mesëm profesional, ndërkaq nuk shprehin interesim të papunët për t’u punësuar. Problemi është se kërkesat e nevojës për fuqi punëtore dhe asaj që ofrohet në tregun e lirë te punës, nuk është problem i ri, por që pothuaj me vite haset. “Këtu ka dy gjëra që duhen të merren parasysh, njëra është se ka fuqi punëtore me kualifikimet e duhura, që ndonjëherë janë të ndryshme nga ato që ekzistojnë në treg, dhe e dyta, sa motivohet fuqia punëtore e cila kërkohet. Mendoj se kjo e fundit është problemi kryesor që po del të jetë kryesorja: pagat e ulëta dhe pasiguria që ofrohet nga kompanitë për punëtorët. Mendoj se mentaliteti i kompanive në periudhën e fundit është pothuaj i gabuar, sepse fokusohet shume në rritje të përqindjes të fitimit në shpinë të shpenzimeve që mbulojnë nevojat e burimeve njerëzore. Pikërisht ky mentalitet i çon ata të japin paga të ulëta, e në anën tjetër kërkojnë produktivitet te lartë që të kenë fitime me të larta”, thotë për gazetën KOHA, Fatmir Bytyqi, ekspert ekonomik. Ndërkaq, analisti ekonomik, Sinisha Pekevski, shprehet se janë disa arsye që kemi mungesë të punëtorëve që njohin zejet. Fajtorë i vetëm është qeveria e mëparshme, e cila hapi fakultete pothuajse në çdo qytet të Maqedonisë dhe u mundësoi kështu të gjithë atyre që mbaronin arsimin e mesëm, të regjistrohen në fakultete. “Për periudhë dhjetë vjeçare shumë të rinj që mbaronin shkollën e mesme, regjistronin fakultete dhe me përfundimin e arsimit të lartë, ata tani e ndjejnë veten të nënçmuar se si me fakultete të kryer të punojnë si murator apo shitës në ndonjë supermarket. Arsyeja tjetër ka të bëjë me rrogat e ulëta që japin firma ndërtimore, të cilat aspak nuk korrespondojnë me punën që e bën një punëtor krahu. Dhe e dyta, të gjithë ata të rinj që kanë të kryer shkollën e mesme profesionale dhe të kualifikuar si punëtorë zanatesh, numri më i madh i tyre kanë ikur në vendet e jashtme dhe assesi nuk duan t’ia dinë se në Maqedoni ka vende të lira pune”, thotë për KOHA Pekevski. Të dhënat e fundit të ESHS-së tregojnë se biznesi privat ka nevojë për 6000 punëtorë të rinj, edhe atë 2269 punëtorë në industrinë përpunuese, 1500 vozitës të makinerive të rënda, 1300 në sektorin e tregtisë, në ndërtimtari 725 punëtorë, 553 punëtorë në industrinë e tekstilit, 553 në sektorin e transportit dhe 443 punëtorë në hotele dhe restorante. Mirëpo, edhe pse këto vende të lira të punës me muaj janë të hapura, deri më sot askush nga të papunët nuk kanë treguar interesim që të paraqitet për t’u punësuar në këto sektorë. Përfundimisht me muajin shtator të këtij viti, numri i të papunëve shënon shifrën prej 243.200 persona, kryesisht të moshës prej 18 deri më 27 vjet. /koha.mk/

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments