Wednesday, April 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniMbi 260 mijë shqiptar votuan për NATO dhe BE! (DOKUMENT)

Mbi 260 mijë shqiptar votuan për NATO dhe BE! (DOKUMENT)

Statistikat zyrtare të Komisionit Shtetëror Zgjedhor shfaqin të fhëna që në Referendumin e 30 shtatorit për NATO dhe BE votuan mbi 260 mijë votues shqiptar, me ç’rast dëshmohet se shqiptarët edhe një herë dëshmojnë se janë pro-evropian, shkruan TS.

Të gjithë komunat me shumicë shqiptare gati se arritën 50 përqindshin e daljes në zgjedhje për ti thënë PO NATOS dhe BE-së

Pavarësisht numrit të madh të votave shqiptare, Refrendumi nuk arriti të kalojë shkaku i bojkotimit  nga votuesit maqedonas, që më pas procesi të kalojë në Kuvendin e Maqedonisë.

Nga ana tjetër lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, tha se shqiptarët demonstruan kapacitete demokratike për një vend pretendent për integrim në NATO dhe BE

“…ne demonstruam kapacitete demokratike të denja për një vend pretendent për integrim në NATO dhe në BE.

Ky proces i reformave, barazisë dhe mbylljes së çështjeve me fqinjtë tanë garanton paqë të qëndrueshme, siguri, stabilitet, marrëdhënie të mira ndërfqinjësore dhe ndëretnike, zhvillim ekonomik, më shumë vende pune, investime vendore dhe të huaja si dhe mirëqenie shoqërore” u shpreh Ahmeti pas mbylljes së Referendumit

Edhe liderët tjerë shqiptarë si Thaçi, Kasami Gashi e Sela thanë se shqiptarët e treguan vetën duke votuar për NATO  dhe BE./TS/

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments