Tuesday, April 16, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeBotaMbi 15 milionë makina të reja regjistrohen në BE gjatë vitit 2018

Mbi 15 milionë makina të reja regjistrohen në BE gjatë vitit 2018

Sipas Shoqatës së Prodhuesve Evropian të Automjeteve (ACEA), në vendet e Bashkimit Evropian (BE) gjatë vitit 2018 janë regjistruar mbi 15 milionë vetura të reja dhe është gati i barabartë me atë të vitit 2017, apo vetëm për 0.1 për qind më i lartë.

ACEA thotë se është viti i pestë i rritjes. “Ndonëse rritja është tejet modeste, flet për vitin e pestë të rritjes së numrit të automjeteve të reja të regjistruara, me 15.2 milionë në tërë territorin e BE-së”, thotë ACEA.

Shoqata thotë se kërkesa është nxitur kryesisht nga vendet e Evropës Qendrore, ku është regjistruar një rritje prej 8 për qind vitin e kaluar.

“Rezultatet ishin të ndryshme në pesë tregjet kryesore të BE-së”, thotë shoqata, përcjell Telegrafi.

Kërkesa për automjete pasagjerësh në vitin 2018 u rrit në Spanjë me 7 për qind dhe Francë me 3 për qind, ndërsa Gjermania pati rënie prej 0.2 për qind, Italia me 3.1 për qind dhe Britania e Madhe me 6.8 për qind.

Grupi i VW, markat kryesore të të cilit janë Volkswagen, Audi, Skoda, Seat and Porsche, ishte prodhuesi me përqindjen më të madhe të shitjeve në vitin 2018, ose 23.8 për qind nga totali.

Pas VW-së vjen grupi PSA në pronësi të të cilit janë markat Peugeot, Citroen dhe Opel, si dhe nga Renault Group që kanë arkëtuar 16.5 për qind dhe 10.1 për qind të shitjeve.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments