Mashtrim i madh: Kujdes kur blini vetura të përdorura (FOTO)
Kosovë, Maqedoni, Slider

Mashtrim i madh: Kujdes kur blini vetura të përdorura (FOTO)

Shumë prej qytetarëve nga Kosova dhe Maqedonua mashtrohen kur vendosin të blejnë një veturë. Mashtrimi më i madh po ndodh nga shitësit të cilët po ua heqin me qindra e mijëra kilometra të kaluara veturave të tyre,përcjell Struga Ekspres.
Disa tregtarë por edhe shitës privat para se t’i shesin veturat e tyre, po i dërgojnë të mekanikët të cilët ua reduktojnë kilometrat e kaluara.
Ndërkohë për të gjetur një garazh apo person që redukton kilometra është fare e thjeshtë.
Mjafton një kërkim në internet dhe gjen opsione të ndryshme, raporton zeri.info.
Madje disa persona kanë nisur që aktivitetin e tyre ilegal ta reklamojnë edhe neper ueb faqe të ndryshme, siç është më e njohura “merrjep”.

November 28, 2017
Struga Ekspres