Thursday, March 28, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeKosovëMartesat fallso në Zvicër: Ja çfarë përjetoi gazetarja shqiptare!!!

Martesat fallso në Zvicër: Ja çfarë përjetoi gazetarja shqiptare!!!

Gazetarja shqiptare Qëndresa Llugiqi, e cila tashmë kohë të gjatë ka krijuar emër në mediat zvicerane, përkujton momentin kur i kishte dhënë fund beqarisë duke gjetur princin e ëndrrave të jetës. Atëbotë, ajo ka hasur në disa momente jo të këndshme gjatë procedurës së kurorëzimit, të cilat i ka reflektuar në shtypin zviceran. Bëhet fjalë për martesat fiktive në Zvicër, të cilat kanë ndërlikuar procedurën e kurorëzimit të një çifti.

Për të zbuluar martesat fiktive, shteti zviceran përdorë metoda nga më të ndryshmet. Njëra nga to është edhe marrja në pyetje e të kurorëzuarve. Se si zhvillohet kjo metodë, nga përvoja e saj sqaron gazetarja shqiptare, Qëndresa Llugiqi.

„Ende nuk e kemi të qartë arsyen përse u morëm në pyetje. Vallë nëse banesa jonë ishte aq e vogël për dy persona? Nëse problemi ishte në faktin se bashkëshorti im ishte i martuar dhe se u bashkuam gjatë procesit të shkurorëzimit të tij? Vallë, ndoshta ndokush i cili nuk ka dashur të na shohë të bashkuar është lajmëruar tek autoritet zvicerane apo nga arsye të ndryshme, e ka vënë në dyshim lidhjen tonë?

Pyetja të tilla lindin vetvetiu pas ftesës që na e dërgoi policia në shtëpi, pas kurorëzimit tonë. Bile gjatë leximit të ftesës u rrëqetha. Edhe pse dihet që jemi dashur në mënyrë të sinçertë, me vite të tëra jemi shoqëruar para se të vendosim një lidhje dhe së bashku i kemi kaluar baticat dhe zbaticat e jetës, nga përmbajtja e tekstit ndjehesh e ofenduar, sikur të bëhet fjalë për kriminelët e vërtetë.

Por, në brendësinë e letrës kishte dhe diçka të mirë: Tani e kishim të qartë përse lejeqëndrimi i bashkëshortit tim nuk u rinovua aq shpejtë, se sa koha që nevojitej zakonisht.
Intervista policore u zhvillua pak më vonë. Një police e re na mori në pyetje, fillimisht bashkëshortin tim, i shkruan përshtypjet e saj Qëndresa në të përditshmen zvicerane „20 Minuten“, përcjellë Shtegu.com. Në momentin që mbeta vetëm, në mendje më shkonin shumë gjera të cilat i kemi përjetuar së bashku: Çaste të lumturisë së thellë dhe trishtimit të madh. Të gjitha i kemi tejkaluar së bashku. Por, edhe pse isha e bindur se dashuria jonë ka qenë e vërtetë, fillova të frikësohem. Gjithnjë në kokë më silleshin mendime të ndryshme: „Si është e mundur që një person i vetëm të vendosë mbi fatin tonë? Po sikur ajo të mos na vlerësojë në mënyrë të drejtë?“.

Pritja ishte e llahtarshme, për tre orë e gjysmë të tëra Qëndresa ishte duke pritur në ankth me lloj-lloj mendimesh. Në momentin që bashkëshorti i saj doli, ai dukej i stërlodhur. Policja e shoqëronte në çdo hap duke mbajtur shikimin në mes nesh për të mos komunikuar mes vete.

„Më pas, u futa brenda dhe zura një vend ballëpërballë polices. Përderisa diçka përgatiste në lap-topin e saj, ajo më spjegoi se Departamenti zviceran i migrimit të Kantonit St. Gallen e kishte autorizuar që të shqyrtojë gjendjen tonë. Me këtë rast, ajo do të më parashtronte disa pyetje. Nuk më kujtohet gjithçka, por e di se kanë qenë rreth 130 pyetje të cilave unë është dashur tu përgjigjem për katër orë të tëra në zyrën e saj. Nga detaji më i vogël deri në informatat më intime njerëzore: Të gjitha këto është dashur ti ndaj me te.
Kishte edhe disa pyetje me motive të ulëta: `Sa shpeshë keni marrëdhënie? Kur, për herë të fundit? Apo: Si fleni ju/ Si flenë bashkëshorti juaj?` Mikeshat e mia e dinë se jam një person i hapur dhe me to flas për gjithçka, edhe për marrëdhëniet. Por, një të huaji t`ia zbuloj këto detaje? Ishte vërtetë një ndjenjë e çuditshme, e papërjetuar ndonjëherë më parë. Përnjëherë ndjeva se faet po më skuqeshin. Edhe pyetja se si flej unë më irritoi pa masë. Mund ta paramendoja se si është përgjigjur bashkëshorti im. Turp, turp.

Nuk e di se si, por e mbijetova këtë intervistë. Në përfundim të gjithë kësaj, është dashur t`i kontrolloj të gjithë dokumentet dhe t`i firmosë. Nëpunësja policore nuk hezitoi të mi shpaloste edhe mendimet e veta: `Shumicës së pyetjeve nuk do të kisha mundur personalisht t`ju përgjigjem. Nuk besoj se do të shqetësoheni për marrëdhëniet e juaja reciproke me bashkëshortin, pasi jeni përgjigjur pothuajse njëjtë`. Sapo dola nga zyra, kisha nevojë vetëm të qëndroja në krahërorin e bashkëshorit dhe të mos përjetoja asnjëherë një rast të tillë.

Që atëherë, unë dhe bashkëshortim im asnjëherë më nuk kemi dëgjuar ndonjë gjë nga policia. Pas intervistës, lejeqëndrimi i tij u rinovua shumë shpejt“, përfundon katrahurën e saj Qëndresa.

Përndryshe, martesat fiktive në Zvicër nuk janë të lejuara dhe mund të dënohen me tre deri në pesë vite burg, apo me ndonjë gjobë në të holla. (Shtegu.com)

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments