Friday, March 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniMaqedonia "vuan" për infermierë

Maqedonia “vuan” për infermierë

Institucionet shëndetësore kanë kërcënim serioz për shkak të mungesës së punëtorëve shëndetësor. Rasti me Repartin e Hematologjisë të Klinikës për Sëmundje të Fëmijëve, i cili u mbyll vetëm një natë, pasi që mungojnë infermiere e ka kyçur alarmin. Tani është vendosur në funksion, megjithatë problemi disavjeçar nuk është zgjidhur.

Drejtorja e Klinikës, dr. Stavriq në një bisedë telefonike për “Alfa” thotë se shumë infermiere dalin në pension, ndërkaq nuk pranohen të reja. Ajo pret që t’u miratohen punësimet, pasi që minimum mungojnë 50 infermiere, në Klinikë ka 140, ndërkaq 30% prej tyre janë në pushim mjekësor për shkak të sëmundjeve kronike.

Personeli mjekësor mungon edhe në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori”. Edhe pse atje janë punësuar 60 infermiere të reja, por drejtori dr. Kostov, thotë se ende ka mungesë të infermiereve.

Organizatat qytetare theksojnë se madje ka edhe çerdhe që nuk kanë personel mjekësor për përkujdesjen e fëmijëve, veçmas të atyre që kanë pengesa.

“Duhet të fillojë që të ketë zgjidhje infrastrukturore të problemeve, ndërkaq më pas edhe të ndryshimeve ligjore, që personat me pengesa të kenë shëndetësi më efikase dhe më të mirë”, deklaroi Suaret Alishan nga OJQ “Bota e fëmijëve fillim i ri”.

Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se ende është në rrjedhë analiza themelore për konstatimin e nevojave nga kuadri në institucionet publike shëndetësore./Portalb

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments