Wednesday, April 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniMaqedoni: Kredi pa kamata vetëm për kompanitë e suksesshme

Maqedoni: Kredi pa kamata vetëm për kompanitë e suksesshme

Për kreditë pa interes që Qeveria ia ofroi biznesit do të aplikojnë vetëm kompanitë që para krizës kanë punuar në mënyrë solide. Ato kompani që kanë pasur probleme me likuiditetin, kanë pasur vështirësi në pagimin e pagave, kanë shumë kredi dhe vështirë ta tejkalojnë krizën, nuk do të kërkojnë para të tilla, thotë për Alsat Angell Dimitrov nga Organizata e Punëdhënësve.

Para dy ditëve, ministrja e financave Nina Angellovska në profilin e saj në Facebook publikoi se në seancë qeveritare është miratuar linjë e re kreditore prej 8 milionë euro, kredi pa normë interesi. Paratë do të destinohen për kompanitë e goditura nga kriza. Tani pritet të publikohet edhe thirrja e dytë publike për aplikimin për kreditë në fjalë.

“Vlen për të Gjitha kompanitë e prekura. Shuma minimale e kredisë është 3000 euro kurse ajo maksimale 90.000 euro. Shuma e kredisë përcaktohet sipas numrit të punëtorëve përfshirë datën 31.1.2020, që përmendet në deklaratë gjatë aplikimit, shumëzohet me numrin e punëtorëve, ku llogariten maksimum tre muaj”, tha Nina Angellovska, ministre e Financave.

Kreditë për të cilat shteti nuk kërkon normë interesi nga biznesmenët kanë afat kthimi prej 3 viteve, me grejs- periudhë prej 12 muaj. Si kusht për marrjen e këtyre fondeve është që kompanitë të kenë të ardhura më të ulëta për mbi 30%, si pasojë e krizës. Kompania të jetë e regjistruar më shumë se 6 muaj, të mos jetë në proces falimentimi apo likuidimi. Në thirrjen e parë për këto kredi, në dispozicion u vunë mbi 1 milionë euro ndërsa qindra kompani fituan ndihmë nga shtetit. Një pjesë e afaristëve tashmë dolën me ankesa se nuk kanë nevojë për kredi të reja sepse më shumë se 1 muaj i kanë bizneset e mbyllura dhe nuk kanë si t’i paguajnë këstet e kreditë të mëparshme.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments