Saturday, April 20, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiLojtari veleshtar Besmir Bojku: Moment i veçant i karrierës është ndeshja me...

Lojtari veleshtar Besmir Bojku: Moment i veçant i karrierës është ndeshja me Milanin

Mesfushori i Shkëndijës së Tetovës, Besmir Bojku në një intervistë ka përshkruar momentet më të mira të karrierës së tij dhe rritja e tij deri në futbollist profesionist. Bojku ka sqaruar fillimet e tij në sportin e futbollit, momentet kulmore dhe të veçanta, duke dhënë në fund edhe një mesazh për të rinjët.

1.Si ishin hapat tuaj të para si futbollist? Në ç’rrethana u ngritët në një futbollist profesionist? Cili ju ka inkurajuar, u ka mbështetur gjatë promovimit tuaj si futbollist?

Besmir Bojku: Hapat e parë i kam bërë në moshën 6 vjeçare te KF Veleshta dhe sigurisht që nuk ka qenë një rrugë e lehtë. Fillimi ishte i vështirë, por gjithmonë te unë ka mbizotëruar vullneti dhe dëshira e madhe për të arritur të realizoj ëndërën të bëhem futbollist profesionist. Babi im ishte ai që më ka frymëzuar, duke më mbështetur pa rezervë për t’u bërë futbollist. Normal që ka edhe tjerë që kanë merita në sukseset e mija, por nuk mund të lë pa përmendur mbështetjen e trajnerëve M.Nura, A.Sheji dhe E.Hani.

2.Nëse shikojmë biografinë tuaj, shohim që keni një eksperiencë të madhe pas jush, çfarë do të cilësonit si pika kulminante e karrierës suaj?

Besmir Bojku: Mund të flas për një eksperiencë solide dhe nje karrierë deri tani të suksesshme. Mirëpo mendoj se akoma nuk kam arritur kulminacionin e karrieres. Si pika kulminante do të kisha përmendur fitimin e dy trofeve me Shkëndijën pasi sezonin e kaluar në mënyrë bindëse fituam titullin e kampionit, me një diferencë si askush më parë në historinë e Maqedonisë, ndërsa gjithashtu dolëm fitues edhe të trofeut të Kupës.

3.Keni luajtur për skuadrën e KF Shkupi dhe aktualisht për KF Shkëndija. Nënkuptohet se keni luajtur para tifo-grupit ‘Shfercerat’, përkatësisht ‘Ballistët’, cilët kishit zgjedhur të parin?

Besmir Bojku: Kam patur kënaqësinë dhe privilegjin që të luaj për skuadra me tifozë të flaktë që gjithmonë janë lojtari i 12 për skuadrën e tyre. Duhet përmendur se te Shkupi luajta si huazim nga KF Shkëndija dhe për këtë periudhë kujtoj me respekt mbështetjen e publikut. Ndërkohë te Shkëndija jam një kohë më të gjatë, aty kam kaluar deri tani momentet më të mira dhe dij mirë se ‘Ballistët’ janë pjesë shumë e rëndësishme e klubit. Nuk kam fjalë për të përshkruar mbështetjen e tyre. Them se jam i privilegjuar të jem pjesë e klubit në këto arritje kur bashkë me tifozët kemi përjetuar momente të paharuara dhe që do të mbeten në histori

4.Cili është bashkëlojtari juaj më i mirë që keni luajtur?

Besmir Bojku: Në gjithë karrierën time kam luajtur me futbollistë të shkëlqyer, shumë prej tyre meritojnë të jenë në këtë listë, por do të veçoja Ferhan Hasanin, Besart Ibraimin, Armend Alimin dhe Artim Pollozhanin. Normal e përsëris se ka edhe shumë tjerë që duhet përmendur.

5.Cili është momenti më i veçantë në karrierën tuaj, individuale dhe ekipore?

Besmir Bojku: Padyshim se moment më i veçantë mbeten përballjet me AC Milanin. Është ndeshja më e veçantë në karrierën time, pasi mu dha rasti të luaj kundër një gjigandi botëror si që është skuadra italiane. Nuk përshkruhet me fjalë ajo ndjenjë. Sigurisht në momentet më të veçanta vend zen edhe fitimi i dy trofeve me Shkëndijën sezonin e kaluar, si dhe ftesa që kisha për të qenë pjesë e përfaqësueses A të Maqedonisë në ndeshjet miqësore me Kinën.

6.Në fund, cili do të ishte mesazhi për futbollistët e moshës minore/adoleshente në Strugë?

Besmir Bojku: Mesazhi im është që rinia të merren sa më shumë me sport dhe jo vetëm në Strugë por të gjithë pa përjashtim. Sporti mes tjerash ofron shëndet dhe jetë më të mirë, gjithnjë duke pasur parasysh largimin e rinisë nga rruga. Pastaj për të arritur suksese apo për t’u marrë profesionalisht me sport, sigurisht se duhet shumë punë, disiplinë, vetëbesim dhe durim.

Intervistë e realizuar nga Armend Reci për një revistë shkollore në Strugë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments