Friday, March 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniLëvizja BESA: Pushteti i Zaevit dhe Ahmetit ushtrojnë presion policor ndaj rinisë...

Lëvizja BESA: Pushteti i Zaevit dhe Ahmetit ushtrojnë presion policor ndaj rinisë së Lëvizjes

Lëvizja BESA: Pushteti i Zaevit dhe Ahmetit ushtrojnë presion policor ndaj rinisë së Lëvizjes

BDI dhe Ministria e Punëve të Brendshme, e udhëhequr nga LSDM-ja vazhdon të sillet ndaj rinisë shqiptare njëjtë si në kohën e sistemit komunist. Qëllimi i pushtetit LSDM-BDI është që të shtyp edhe atë pak frymë rinore që ka mbetur në vendin tonë që atyre t’ua mbyllë gojën dhe ta shfrytëzojë vetëm si numër kur të vijë koha për ta votuar. Më së miri këtë e dëshmon thirrja në polici për të disatën herë të Rinisë së Lëvizjes BESA, vetëm pse kanë zhvilluar një aksion ku dëshmohet gjendja reale e qytetarëve të Tetovës dhe siguria shëndetësore dhe jetësore e tyre.

I bëjmë thirrje kryeministrit Zoran Zaev dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski që t’i njoftojnë udhëheqësit e SPB-së Tetovë që të mos merren me të rinjtë e Lëvizjes BESA. Të mos ushtrojnë torturë me marrjen në pyetje ndaj tyre dhe të mos ua ndalojnë të drejtat demokratike rinisë që të ngrenë zërin e tyre për padrejtësitë që u bëhen qytetarëve.

Nëse kryeministri Zaev dhe ministri Spasovski nuk marrin masa ndaj ushtarëve të tyre partiak dhe të BDI-së që janë në SPB Tetovë atëherë, për ne kjo do të thotë se ata vetë urdhërojnë policinë e Tetovës që të mbyll gojën e rinisë në Tetovë dhe se krejt policinë e shtetit e vendosin në shërbim të Teuta Arifit, të cilën edhe e bënë kryetare.

LSDM nuk duhet të harroj se si erdhi në pushtet, me protesta dhe me mbështetjen e aktivistëve që ishin në gjendje të bëjnë gjithçka, edhe të shkatërrojnë pronën publike vetëm për të përmbysur regjimin e Gruevskit dhe Ali Ahmetit. Tani ngre dorë policore ndaj rinistëve që vetëm me gjeste demokratike protestojnë!

Brenda ditëve në vijim Lëvizja BESA do të njoftojë edhe ambasadat e të gjitha shteteve partnere të Maqedonisë së Veriut për presionin dhe dhunën që ushtron MPB dhe pushteti Zaev-Ahmeti ndaj rinistëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut por edhe për sjelljen anti-evropiane dhe anti-demokratike që ky pushtet përdor për të mbrojtur interesat e tij!

Lëvizja BESA
02.10.2019

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments