Thursday, March 28, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniLëvizja BESA: A filluan institucionet shtetërore me keqpërdorimin e punësimeve partiake në...

Lëvizja BESA: A filluan institucionet shtetërore me keqpërdorimin e punësimeve partiake në periudhën para zgjedhjeve?


Diskriminimi i shqiptarëve vazhdon të jetë trend sot e kësaj dite. Në bazë tt informacionëve që Lëvizja BESA i posedon në konkursin e hapur në Postat e Maqedonisë, së fundmi janë pranuar 40 maqedonas dhe 20 shqiptarë, ndërsa të punësuarit që janë me kontrat në vepër, që janë afër 220 shqiptarë, edhe për kundër faktit se 5 vite rradhazi po punojnë, statusi i tyre nuk është i zgjedhur, duke i mbajtur peng dhe na lenë dyshim se të njëjtit shfrytëzohen duke i kushtëzuar për të votuar partitë në qeveri.

Lëvizja BESA, dënon fuqishëm këtë diskriminim etnik dhe partiak në konkurset shtetërore, duke vlerësuar se kjo qeveri po vazhdon avazin e vjetër të qeverisjes së kaluar, në raport me shqiptarët dhe avansimin në institucionet shtetërore.

Gjithashtu, BESA iu bën thirrje gjithë institucioneve kompetente që njëherit të zgjidhin problemin e të punësuarve me kontrat, të cilët nuk kanë të paguar as sigurimin pensional e as sigurimin shëndetësor. Rikujtojmë që kjo qeveri erdhi me premtime të tjera, ndërsa veprimet i bën të njëjta si regjimi i kaluar.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments