Opinion, Slider

Letër e hapur Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë z. Edi Rama

Letër e hapur Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë z. Edi Rama
Z. Kryeministër, me fitoren tuaj në zgjedhjet e fundit në Shqipëri, sipas të gjitha premtimeve që i dhatë, shpresuam se angazhimi juaj për çështjen Shqiptare do të shtrihet edhe jashtë kufijve administrative të “Shqipërisë Londineze”.
Jemi të dëshpëruar, sidomos ne , Rinia Shqiptare e pjesëve të ndara të Shqipërisë, që sot mbajnë disa emra principatash! Ju nuk jeni fajtor për pozitën e palakmueshme të Popullit Shqiptar në Ballkan. Por, si kryeministër i shtetit amë dhe sipas dispozitave kushtetuese të R. së Shqipërisë, jeni të obliguar, së paku të ngritni zërin e arsyes në mbështetje të Popullit Shqiptar të mbetur padrejtësisht jashtë kufijve shtetëror të Shqipërisë. Në këto kohë, kur edhe “shteti” artificial i quajtur “maqedoni”, i përkëdhelur edhe nga ju personalisht, dënon me vdekje bijtë më të mirë të Kombit Shqiptar, mbështetja juaj është më shumë se një “preventivë”.
“Rasti i Kumanovës” është vetëm një hallkë nga zinxhiri i gjatë i “rasteve” të dënimeve, të vrasjeve dhe të torturimeve çnjerëzore të Shqiptarëve, në burgjet e këtij “shteti”.
Në emër të Rinisë Protestuese Shqiptare, unë studentja Blerona Brao, kërkoj urgjentisht një fjalë përkrahëse dhe publike nga ana juaj në këto çaste të vështira.
Me shumë respekt:
Blerona Brao, studente e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe
Tetovë
08.11.2017

November 8, 2017

Leave a Reply

Struga Ekspres