Thursday, April 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniLAMM: Kujdes maksimal gjatë qarkullimit me makinë

LAMM: Kujdes maksimal gjatë qarkullimit me makinë

Komunikacioni në vend zhvillohet normalisht, nëpër korsi kryesisht të thata. Në vendet më të larta malore rrugët kanë korsi me lagështi dhe kjo mund të krijojë edhe ngrica.

Dendësia e komunikacionit në hapësirat jashtë qyteteve është mesatare, ndërkaq në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje-dalje nga Maqedonia. Kjo informatë ka të bëjë vetëm për palën maqedonase.

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM) kërkon nga qytetarët që të jenë të vëmendshëm në komunikacion, të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes dhe të respektojnë sinjalistikën. Kujdes të posaçëm duhet të kenë ata qytetarë që lëvizin në gryka dhe ngushtica mali, pasi që mund të ketë rrokullisje gurësh.

Komunikacioni në drejtimin A3 Prilep-manastir-Resnjë përmes qarkores së Manastirit është ndërprerë për shkak të rrëshqitjes së dheut.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments