Thursday, March 28, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeKosovëLajmi i fundit/ Simpatizantë të Lëvizjes Vetëvendosje fillojnë festën e fitores në...

Lajmi i fundit/ Simpatizantë të Lëvizjes Vetëvendosje fillojnë festën e fitores në Prishtinë

Tanimë janë numëruar diku 80% e votave totale nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Ndonëse ende ka kohë për një kthesë në rezultat, simpatizantë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë filluar festën në sheshin “Skënderbeu” të kryeqytetit.

Një numër i madh i tyre janë parë me flamuj kombëtarë afër statujës së heroit kombëtar. Po ashtu, dëgjohen edhe këngë të grupit “Troja”.

Lëvizja Vetëvendosje po prin me mbi 6 mijë vota ndaj subjektit të dytë, derisa numërimi vazhdon.

Ky subjekt kishte qenë më i votuari në Kosovë edhe në zgjedhjet e kaluara. Ajo po kryeson në shumë qendra të vendit. Shumë shpejt kësaj feste pritet të i afrohen edhe zyrtarë të Lëvizjes.

Zgjedhjet e parakohshme janë mbajtur sot me datën 6 tetor. Ato erdhën si pasojë e dorëheqjes së kryeministrit, Ramush Haradinaj, dhe shpërbërjes së Kuvendit.

Këto janë ndër zgjedhjet më të qeta në vendin tonë. Përkundër se një numër shumë i madh kanë votuar, janë raportuar një numër shumë i vogël i incidenteve. /Express

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments