Saturday, April 20, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeKosovëLajmi i fundit: Majlinda Kelmendi fiton medaljen e artë në Gjermani

Lajmi i fundit: Majlinda Kelmendi fiton medaljen e artë në Gjermani


Majlinda Kelmendi e ka fituar medaljen e artë në Grand Slamin e Dusseldorfit. Xhudistja kosovare ka dominuar absolutisht ndaj kundërshtareve të saj

Majlinda Kelmendi e ka fituar medaljen e artë në Grand Slamin e Dusseldorfit në Gjermani, shkruan Gazeta Express.

Në finale, kampionia olimpike e ka mposhtur xhudisten nga Mongolia, Sosorbaram Lkhagvasuren.

Me këtë rast, xhudistja pejane e fitoi medaljen e dytë të artë në vitin 2019 pas asaj të fituar në Grand Prix të Tel Avivit.

Në gjysmëfinale, Kelmendi e kishte mposhtur xhudisten italiane Odette Giuffrida me ippon në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Majlinda e kishte mposhtur italianen edhe në finalen e madhe të Lojërave Olimpike “RIO 2016”.

Në çerekfinale, Majlinda e mposhti xhudisten koreane, Bokyeong Jeong, gjithashtu me Ippon.

Fillimisht, kosovarja ishte duke humbur me rezultat teknik, mirëpo, afër fundit të meçit, ajo u tregua shumë e fortë për kundërshtaren e saj, e cila tentonte ta sigurojë një vend në gjysmëfinale duke humbur kohë.

Në rrethin e tretë, xhudistja pejane e mposhti xhudisten braziliane, Eleudis Valentim, ndërsa në rrethin e dytë, triumfoi kundër xhudistes gjermane, Verna Thumm.

Të dyja këto meçe, në rrethin e dytë dhe të tretë, Kelmendi i kaloi duke i mposhtur kundërshtaret me Ippon, ndërsa rrethin e parë e kaloi pa luftë.

Në Grand Slamin e Gjermanisë po marrin pjesë 683 garues nga 97 shtete.

Grand Slami është i vlefshëm për pikë Olimpike Tokio 2020. /Gazeta Express/

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments