Friday, March 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeKosovëLajçi vajton vajzën e vdekur: Gabova që nuk qëndrova në Strugë, në...

Lajçi vajton vajzën e vdekur: Gabova që nuk qëndrova në Strugë, në Tiranë more teposhtëzën deri në vdekje Bubë

Aktori i njohur, Çun Lajçi vazhdon të shkruajë fjalë prekëse për vajzën e tij të ndjerë.

Lajçi largimin e Bubulinës nga kjo jetë po e vuan aq shumë- shkruan Indeksonline.

Shkrimi i tij i plotë në Facebook:

Copëza letrash e kujtimësh

T’erdha të varri Bubë. Binte shi i imtë e bora ishte përvjelë deri n’Bregun e Verrave.
E zymtë koha e të zymtë Drelajt me ato pak shtëpi. I zymtë e i mërzitun edhe Çuni, ky yt at që malli e vuejtja ia zbardhën mirë mjekërr e mustak.
Eca prej shtegut t’Mustafës deri të vorri tue folë me ty, që po t’me shihte ajo Rushë Bekja, ajo çobanesha me njizetë frymë lopë, sigurisht kishte me thanë: eh more plak i mjerë po çpejt mërzia t’paska çmend!
Ndashtë more, le t’thot, e di unë pse flas. Unë gjithë jetën fola me vetën n’ato dërrasa të skenës, e luejta lypësa e Princa, heroj e tradhëtarë e mora dekorata e letra pa vlerë, e gja n’dritë nuk qita, se vajzës së vetme që kërkonte shpëtimin, n’momentin kritik s’iu gjinda.
Nuk kisha moj nuk kisha, e kupton ti a jo!
Po jo Bubë nuk me ndëgjoj kush, se aty gjithmonë ke fat me qenë vetëm, rrallë kush kalon bregut xhamisë.
“ Mos të nxaftë nata n’Drelaj ma “ kështu na thojshin.
Bile edhe t’mramët kemi hi n’xhami, e kur jemi ra “n’shezdër” apo si i thonë, e kur dërrasat na e kan nxanë hundën pisk, jemi ik tue thanë: o na lësho shpia e Zotit bre, se na pafsh ma, ma mirë na e bafsh!
Rreth asaj xhamie u solla e t’erdha tue fol me Ty të varri:
Oj Bubo… ku je oj Bubë…Qysh t’ka baba…A je merzitë?
Dhe kur e preka dërrasën me emnin tand mbi kokë, nji fllad m’i shkoi zemrës.
Këtu m’ke t’ thashë, e këtu ke me m’pas. Rri e qetë të gjyshja Sheke.
Gjyshi Ali s’din si Eminemi me knua, veç lahutës ka me t’i ra e ka me t’i knua shtatë agallarët e Udbinës. Veç mos harro, se Ali Rexhën e nxen gjumi, e ti duhesh shpesh me lëkund, përndryshe, Muja e Halili, kurrë nuk dalin prej Kotorrit.Hahahaha…!
E di moj zemër e di se je mirë, unë veç po baj hajgare me ia hjekë mërzinë vetit, se ti ke qenë gjithmonë e fortë. Të fortit shkojnë deri n’fund, pa çka që nuk kthehen ma.
Tuci s’e ka as dynjan as Ahiretin!
T’vetmën herë kur t’pashë të ligë e tue u dridhë nga frika ishte dita kur Nato do t’fillonte bombardimet.
Unë isha shtri n’kauç e ti ishe ulë mbi nxemsen e tue m’shiqua të dridhëshin kamtë.
Nji copë herë u shikuam, e kur t’pyeta pse po dridhësh m’the: babë unë paramilitarve po u tutëm.
Nuk prita ma. N’sy ta hetova t’merin nga lufta dhe pa humb kohë u çova.
Galë, Leart, po nisemi!
Kurgja, ama bash kurgja nuk morem me veti, pos ato pak marka që Remzi Ejupi mi dha n’Stamboll mbas koncertit. E thirra Ismet Koshutovë, komshiun, dhe morem rrugë t’merri drejt Shqipnisë.
Të Dheu i Bardhë na ktheu Milicia. U kthyem. Por fati e deshti që s’isha vetëm. Ishte n’veturën tjetër para meje Ismet me Cetin, e ajo e nxorri kryet n’dritare e i tha milicit, po t’i japim nga 20 Marka e mos na ndal.
Eh Gjakovare bre, i thash, po ku të lëshojnë këta për aq pak pare.
Por po, i mori paret e na lëshoj. Ecëm deri të Bujanoci, e aty prap na ndali ushtria.
Ku po shkon m’thanë?
Të Bekim Fehmiu n’Beograd i thashë, se jam artist.
Mirë m’tha,shko, veç po gabon, se ma i sigurt je n’Kosovë.
E di e di i thashë, por megjithate po shkoj.
Dhe u mashtruan qenat e na lëshuan.
A t’kujtohet sa u lumturove Bubë kur n’kufi të Tabanoci e takuam Norën e Bislimit me nanën e vet. M’the, merri babë, ska dert që bahemi gjashtë se asht gjynah!
Dhe ikëm për Strugë, me shpresën se nji ditë do të kthehemi n’Kosovën e lirë.
Në mbramje kur filluan bombardimet n’Kosovë, bamë konak të nji Strugan që fort na luti me qindrua aty, e unë fort gabova që vazhdova për Tiranë, sepse atje e gjete tëposhtëzën që t’përcolli deri n’vdekje!
Ti e din Bubë sa herë i kam rreh me kamë ato rrugica t’baltosuna tue t’kërkua ty e Norën, se frika n’palcë m’kishte hi, tutësha mos po ju kidnapojnë e po ju shesin n’Itali. Kështu flitej për vajzat e reja. Ishit fort të bukura moj Buba ime që nuk ngjallësh ma.
Hajt se boll fola, edhe qull u bana nga ky shi budallë. Ma mirë me ra borë Bubë e me s’kijua livadit t’Isuf Alisë tue na dhanë bukë e djath Dada Ajshe!
Hajt zemër flij, se m’duhet m’u kthye e ra nata, e Peja bukur larg për plakun mjekërrbardhë.
Uh harrova. Kauçin tand e t’Latit i pruna këtu në tban, se banesën nji shpirt bardhë, ai Shaqiri i Suharekës po na e renovon e me duhet krejt teshat me i largua, se laminat po qet, edhe mobilet krejt të reja tha kam me ua ble. M’kallxo me çfarë ngjyre me ta lye dhomën tande dhe a don krevat a kauç? Mendo mirë deri javën tjetër.
Hajt Bubë, natën e mirë se m’pret Gala me i kallxua për Ty kur t’kthehna.
Kur t’shkrihet bora vi me mamin e flasim. Atëherë edhe nji tufë lule kemi me i mbledhë livadeve e kemi me ti vu të koka.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments