Thursday, April 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeBotaKy është vendi me më së shumti njerëz të pasur në botë

Ky është vendi me më së shumti njerëz të pasur në botë

Aktualisht 594,000 milionerë jetojnë në këtë vend. Kjo e vë Zvicrën në vendin e 11 në një krahasim ndërkombëtar.Mesatarisht, çdo shtetas zviceran aktualisht ka asete prej 537,000 dollarësh duke përfshirë aksionet, fondet e pensioneve, pasuritë e paluajtshme dhe makinat. Si rezultat, asetet janë rritur me 130 për qind që nga kthesa e mijëvjeçarit.

Këtë e ka bërë publike “Credit Suisse” në raportin për Pasurinë Globale, përcjell albinfo.ch.Arsyeja për rritjen është mbi të gjitha vlerësimi i frangut zviceran kundrejt dollarit ndërmjet viteve 2001 dhe 2013. Në saje të frangut zviceran, pasuria e familjeve private zvicerane është rritur me më shumë se një të tretën që nga viti 2000.
Kjo korrespondon me një rritje vjetore prej 1.8 për qind.

Australia renditet e dyta me 402,600 dollarë npasuri mesatare për një person të rritur dhe e treta SHBA me 388,600 dollarë, përcjell albinfo.ch.Sipas raportit, dy të tretat e të rriturve zviceranë kanë akoma më shumë se 100,000 dollarë për person. 8.8 për qind janë milionerë në dollarë.

Zvicra është gjithashtu në mesin e të parëve në numrin e milionerëve në krahasim ndërkombëtar. Aktualisht 594,000 milionerë jetojnë në këtë vend. Kjo e vë Zvicrën në vendin e 11 në një krahasim ndërkombëtar. “Credit Suisse” vlerëson se në Zvicër ka 2,780 super të pasur me pasuri prej më shumë se 50 milionë dollarë.Në mbarë botën, numri i milionerëve është rritur me 170 për qind që nga viti 2000, ndërsa numri i njerëzve super të pasur është pesëfishuar.

Përbërja e Klubit të milionerëve po ndryshon me shpejtësi: në vitin 2000, deri në 98 për qind e milionerëve ishin në vendet me të ardhura të larta.

Që atëherë, janë bashkuar 23.9 milion “milionerë të rinj”, prej të cilëve 2.7 milionë ose 12 për qind vijnë nga tregjet në zhvillim.

Deri në vitin 2022, “Credit Suisse” pret që numri i milionerëve të rritet me vetëm një të katërtën, nga 36 milionë në 44 milionë. Gjatë të njëjtës periudhë, numri i njerëzve super të pasur pritet të rritet nga 45,000 në 193,000.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments