Thursday, March 28, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiKy është premtimi i parë i Jeton Shaqirit pasi u emërua drejtor...

Ky është premtimi i parë i Jeton Shaqirit pasi u emërua drejtor te PROAQUA e Strugës

Të nderuar,

Sot pranova një sfidë të re e cila mu besua nga kryetari i Komunës së Strugës z. Ramis Merko, nga aktivistët e subjektit politik të BDI-së dhe nga qytetarët e Strugës për të drejtuar NPN Proaqua-Strugë. Një sfidë e re në karierën time profesionale. E pranova këtë sfidë nisur nga ideja e shumicës së qytetarëve që kërkojnë një menaxhim ndryshe për të realizuar një zhvillim të qëndrueshëm të kësaj ndërmarrje.

Besoj thellësisht në atë se ndërmarrjet publike nuk duhet të llogariten si objekt keqpërdorimi, si pronë që duhet dëmtuar, por si pronë e qytetit dhe qytetarëve të cilët bashkërisht do drejtojn ndërmarrjen duke qënë më transparent në përmbushjen e obligimeve.

Jam i vendosur në këtë drejtim duke ju premtuar qytetarëve se si ithtar i ides që qytetarët meritojnë transparencë dhe llogaridhënie në këtë bashkdrejtim të ndërrmarjes dhe atë për her të parë do realizoj raportim mujor për të hyrat dhe të dalat e ndërmarrjes, raportim për të gjithë ata të cilët nuk realizojn obligimet mujore ndaj ndërmarrjes.

Ky raportim do të shërbej që bashkërisht me qytetarët të drejtojm ndërmarrjen duke drejtuar gishtin drejt keqpërdoruesve dhe për ti vënë ata para organeve të drejtësisë.

Do e kisha mbyllur me një thënie të H.S.M. Burns “Menaxheri i mirë është njeriu i cili nuk mërzitet për karrierën e tij, por për të atyre të cilët punojnë për të”.
Jeton Shaqiri: Drejtori i PROAQUA-së në Strugë

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments